Protesta për testin e Gjuhës/ Tërhiqet Ministria e Arsimit: Maturantëve s'do t'u llogariten në vlerësim pyetjet e kundërshtuara

16 Qershor 2020, 15:11| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 19:07

  • Share

TIRANE-Ministria e Arsimit tërhiqet pas protestës së maturantëve duke pranuar që pyetjet e një niveli të lartë vështirësie në testin e Gjuhë Letërsisë nuk do të llogariten në vlerësim. Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) njofton se pas mbledhjes së zhvilluar ditën e djeshme me të interesuarit mbi pretendimet e maturantëve, vendosi që të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, "si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve" sqarohet në vendim.

Por cilat janë pyetjet që sollën rebelimin e maturantëve? Njëra prej pyetjeve që bëri jehonë në media ishte ajo e Turit, që sipas maturantëve ishte subjektive, e poezisë së Lasgush Poradecit për nivelin e vështirësisë, por edhe të tjera. Konkretisht në njoftim nuk është specifikuar se cilat pyetje do të hiqen nga vlerësimi.

Ministria këmbëngul se testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues dhe nuk ka gabime shkencore. Lidhur me gabimet drejtshkrimore në test, Ministria e Arsimit e pranon, por jep një shpjegim të çuditshëm. "Ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve". Grupi i maturantëve protestuan për 4 ditë përpara ministrisë së Arsimit dhe këmbëngulja u dha të drejtë, pasi Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) u tërhoq.

NJOFTIM I PLOTE I QENDRËS SË SHËRBIMEVE ARSIMORE (QSHA)
Ditën e djeshme, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore (QSHA), u zhvillua një takim, ku ishin të ftuar të gjithë të interesuarit, për të diskutuar mbi pretendimet e ngritura nga maturantët, lidhur me testin e Maturës Shtetërore të Gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të MASR, QSHA, DPAP, KOMSH, si edhe 20 mësues të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nga shkolla të ndryshme të Tiranës, Fierit, Vlorës, Elbasanit etj.

Gjatë takimit u theksua dhe u mbështet nga të gjithë të pranishmit se testi i Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk ka dalë jashtë programit orientues (pra është në pajtueshmëri të plotë me të) dhe nuk ka gabime shkencore.

Lidhur me pretendimin se në test ka gabime drejtshkrimore, QSHA sqaron se ka vërtetë një tekst me gabime, por ky tekst është ndërtuar në mënyrë të qëllimshme i tillë, për të vlerësuar kompetencat gjuhësore të nxënësve. Kjo u është bërë e ditur maturantëve, përmes një fjalie sqaruese, që në fillim të tekstit.

Nga ana tjetër, duhet theksuar se përdorimi i teksteve të tilla është një praktikë e përdorur nga hartuesit e testit edhe më parë në testet e Maturës Shtetërore. Madje, edhe në modelin e prezantuar nga QSHA para disa ditësh, është përfshirë një tekst i tillë.

Ndër të tjera, në takimin e djeshëm u pranua se testi në fjalë ka qenë i përshtatshëm për vlerësimin e kompetencave, duke u bazuar plotësisht në programin orientues dhe në përpjesëtim të drejtë, gjithashtu, edhe me programin e shkollave profesionale.

Në lidhje me përfshirjen në test të poezisë së Lasgush Poradecit, u qartësua se ky autor është i lexuar dhe i studiuar gjatë procesit mësimor në shkollë. Përfshirja e tij në provimin e maturës u është bërë e qartë nxënësve, edhe përmes paraqitjes së tij në testin model, i cili është shpërndarë paraprakisht tek ata. Kjo u ka dhënë mundësi maturantëve dhe mësuesve që të bëjnë përsëritjet e nevojshme mbi veprat e këtij autori, për një përgatitje sa më të mirë të nxënësve në provimet e maturës.

Gjithashtu, u nënvizua se modeli i testit të shpërndarë tek nxënësit paraprakisht, ka qenë shumë i ngjashëm me provimin e “Gjuhës shqipe dhe letërsisë”, si nga teknika e organizimit të pyetjeve, ashtu edhe nga përmbajtja e tyre. Ky fakt do të thotë se nxënësit kanë qenë plotësisht të informuar mbi natyrën e provimit me të cilin janë ballafaquar javën e kaluar.

Përkundër gjithë këtij diskutimi të zhvilluar, QSHA vendosi se do të vlerësojë shpërndarjen e pikëve në bazë të rezultateve të nxënësve, si dhe do të konsiderojë heqjen nga vlerësimi përfundimtar i ndonjë pyetjeje specifike që rezulton të ketë pasur nivel më të lartë vështirësie se sa niveli i njohurive të nxënësve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • miri: 17/06/2020 09:54

    Nëqofte se komisioni që ka formuluar testin, e vlerson si të rregullt atëherë përse u tërhoq.Tani kështu do të thonë se nuk duan të pranojnë gabimin.Turp për këta palo mësues e petagogë që kanë formuluar këtë palo test.

    Përgjigju
  • Bes: 16/06/2020 15:26

    Jo me jo. Ky eshte atentat kundra arsimimit genocid qe po zbatohet nga strukturat e ministris se arsimit per te demtuar nje brez te tere, qe perseritet me vite ne menyre sistematike. me qellim per te demtuar ndergjegjen e studentve si te pa afte dhe cyryk ku pergjegjes per kto teste skandaloze jane gjoja ca prof dok terorista qe po perdoren nga segmente qe caktuara per demtime te parallogaritura. Hetim dhe burg pergjegjsve duhet te mar fund marzia qe shofim vit per vit breza te rinj qe trajtohen si autik per te shkaktuar pasojat qe ata deshirojn per te ulur vetbesimin dhe demtuar psikologjikisht maturantet duke ngjallur ndjesin e te qenit i dobet sepse nuk harin te kuptosh pyetje autike qe ndertuar nga teroristet e arsimit. Shifni vendet qe rethojn shqiperin dhe do kuptoni cfar terorizmi po zbatojn kta ku studentet shkojn te shoqeruar nga prindrit sikur po ndahen me perqafimin e fundit perpara nje beteje lufte. Sepse jane te traumatizuar nga teroristet e arsimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?