Sociale

Protesta e minatorëve të Spaçit, lirohen 7 minatorët që u shoqëruan nga policia

13 Tetor, 22:59| Përditesimi: 13 Tetor, 23:04

  • Share

 

Pas rreth gjashtë orësh ndalim, janë liruar shtatë minatorët që u shoqëruan nga policia pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së zhvilluar sot në hyrje të kompanisë “Tete Albania”, në Spaç të Mirditës.

Sipas burimeve, protestuesit janë mbajtur në komisariat ku kanë dhënë deklarimet e tyre, ndërsa pretendojnë se janë marrë me forcë nga efektivët e policisë.

Deri më tani, policia nuk ka dhënë një reagim zyrtar për ngjarjen, por mësohet se materialet e rastit pritet t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Minatorët e Spaçit protestojnë për paga dhe siguri, përplasen me policinë! Lirohen 7 protestuesit që u shoqëruan


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?