Ambasada e SHBA

Protesta e Opozitës, Ambasada amerikane këshillon personelin: Shmangni demonstratën

7 Tetor, 14:51| Përditesimi: 7 Tetor, 15:11

  • Share

Ambasada amerikane përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare këshillon personelin e ambasadës të shmangin vendet ku do të mbahet protesta si dhe të monitorojnë mediat lokale.

“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë Kryeministrisë në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit” thuhet në njoftimin e ambasadës. 

 

 


Lajmi kryesor:

'Mosbindja civile' e PD-së zgjat vetëm 3 orë dhe nuk paralizon as Tiranën! Sulmohet me molotov selia e PS, Kryeministria, ministritë e Bashkia! Më pak protestues se u paralajmëruan


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?