Ambasada amerikane i është drejtuar qytetarëve të saj të shmangin sheshet e protestës. Ajo i rikujton qytetarëve të saj se në protestat e mëparshme ka pasur akte dhune dhe forcat e sigurisë kanë shpërndarë tumat përmes autobotëve të ujit dhe gazit lotsjellës.
"Një protestë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 8:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Nuk dihet kohëzgjatja e kësaj demonstrate. Në protestat e mëparshme ka pasur edhe akte dhune e ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur edhe autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Ambasada e SHBA-së i drejtohet bashkë kombasve të saj të shmangin të gjitha pikat e grumbullimit", thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Lajmi kryesor: