Ish deputeti i PD, Ervin Salianji

Politikë

Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë

23 Dhjetor, 19:15| Përditesimi: 23 Dhjetor, 19:25

  • Share

Në një kohë që opozita është duke zhvilluar një protestë në Tiranë, duke bllokuar disa akse rrugore, ka ardhur një reagim nga ish deputeti i PD, Ervin Salianji.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji akuzon kryeministrin Rama se po ushtron kontroll mbi çdo institucion, duke asgjësuar zgjedhjet e lira.

'Reagim nga qelia nr.6/ Edi Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës sot, por ka bllokuar rrugën e Shqipërisë së zhvilluar dhe demokratike. Shkalla e kontrollit dhe diktatit që ushtron mbi çdo institucion, mbi publiken dhe privaten shkon në nivelin e autokratucëve që janë nen efektin permanent të paranojes dhe frikes për humbjen pushtetit privilegjeve dhe imunitetit para drejtësisë.

Me sundimin e tij Edi Rama ka asgjësuar zgjedhjet e lira, institucionet e pavarura çka ka sjellë rrënim të shtetit të së drejtës të lirive dhe garancive, të gjitha të replikuara nga çizmja me humor të luhatur e një individi. Vullneti i tij ka zëvëndësuar ligjin dhe ka prodhuar padrejtësi, pabarazi dhe ka larguar mijëra qytetarë.

Qeveria kujdestare është themeli për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme e më pas për të ndërtuar institucionet e pavarura e për tē rikthyer normalitetin demokratik. Shqipëria nuk është pronë dhe as çiflig i bandave kriminale, as skotēs qeveritare, ato dhe padroni i tyre janë fatkeqësia e Shqipërisë!', shkruan ai në Facebook. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?