Deputeti i PS Erion Braçe

Politikë

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Braçe: Të bllokosh rrugët, njësoj si t’a kapësh Tiranën për hunde

8 Shkurt, 19:11| Përditesimi: 8 Shkurt, 19:30

  • Share

‘Tortura ndaj Tiranës vijon’, kështu është shprehur deputeti i PS Erion Braçe teksa ka komentuar protestën e opozitës pasditen e sotme (8 shkurt) para Kryeministrisë .

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se bllokimi i rrugëve është njësoj 'si të kapësh Tiranën prej hunde'

‘Tortura ndaj Tiranës vijon! Të bllokosh një segment te bulevardit nga kthesa e Presidencës tek Ura e Madhe e Dajti prej orës 8.00 të mëngjesit, të bllokosh gjithë bulevardin nga Sheshi Nënë Tereza në Sheshin Skënderbej dhe pastaj te bllokosh kalimin në Unazë nga Rruga e Elbasanit e deri tek ura e Drejtorisë së policisë është t’a kapësh Tiranën për hunde, ti marrësh frymën dhe këtë t’a bësh për kaq pak njerëz që patjetër gëzojnë lirinë, të drejtën e privilegjin të kapin për fyti Tiranën për asgjë, kot, është e padrejtë’, shkruan ai.

Opozita protestoi sot (8 shkurt) për më shumë se 1 orë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Në protestë mbajtën fjalime kryetari i PD-së, Sali Berisha, Fatmir Mediu, kreu i PR-së e Agron Duka kreu i PAA-së, po ashtu edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili iu drejtua protestës së opozitës me një mesazh zanor nga burgu duke shigjetuar drejtësinë e re dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Gjatë protestës, nga protestuesit u hodhën edhe kapsolla e tymuese drejt Kryeministrisë, ku si pasojë u lënduan edhe 3 policë. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blloku: 08/02/2025 19:40

    Po kur vure ti dhe partia jote cadren ne bulevard ne 2011 apo harrove

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?