Protesta e pedagogëve, Berisha: Rama qëndrime cinike, urrejtje e përçmim ndaj profesorëve

5 Tetor 2022, 13:58| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 14:55

  • Share

 

Sali Berisha në fjalën e tij ka reaguar në lidhje me protestën e pedagogëve ku ka nënvizuar se mbështet kërkesat e tyre. Sipas Berishës, përgjigja e Ramës ndaj tyre ishte me qëndrim përçmues dhe me urrejtje.

‘Sot organizuan një protestë të fuqishme për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qëndron në mbështetje të çdo kërkese që ata sot i drejtojnë një qeveria arrogante mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve punonjësve dhe studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuara arsimin universitar në Shqipëri. Edi Rama u është përgjigjur me një qëndrim unik urrejtës dhe përçmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre. Premton 30% rritje rroge nga tarifat e studentëve. U thotë studentëve paguani ju tani për pedagogët. Në botë këtë nuk e bën askush. Ka qenë kjo në një kohë kur quhej vetadministrimi jugosllav. I bëj thirrje çdo pedagogu e studenti mos të përulet ndaj këtij ciniku mashtrues. I bëj thirrje qytetarëve të mbështesin pedagogët. Dënoj deklarata cinike të Ramës. PD do qendrojë fuqishëm në mbështetje të kërkesave të drejta të tyre.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Protesta, rritet paga e pedagogëve me 15%, 7% nga buxheti dhe universiteti vendos vetë sipas meritës pjesën tjetër! Refuzojnë protestuesit: S'ka kompromis


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?