Protesta e pedagogëve, Hafizi për Report Tv: Rritja me 15% është vetëm propagandë, do vijojmë bojkotin deri në plotësimin e kërkesave

24 Tetor 2022, 13:15| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 13:35

  • Share

Mimoza Hafizi thotë se rritja me 15% e pagave për pedagogët është një propagandë dhe se është e parealizueshme. Gjatë një intervistë për Report Tv, pedagogia e Shkencave të Natyrës, ish-deputete e PS-së, shtoi se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

‘Unë i kam mbështetur që në fillim dhe jam krejtësisht dakord i quaja krejt realizonte dhe i mbështes. Në protestë pati shumë folës nga mjedisi akademik që i qartësuan kërkesat tona dhe më bënë të ndihem krenare për mjedisin akademik ku bëj pjesë.

Në dijen time aty nuk ka asnjë rezervë, sepse të gjitha fondet e universitetit janë të konsumuara në gjithë komponentët e punës. Pra 15% është thjesht propagandë. Nuk është serioze që të propozohet nga qeveria 7%. Rritja e pagës me 15% është e parealizueshme.

Bojkoti është një nga masa e duhur. Unë nuk e ndjej vete se po politizohet. Marr pjesë me vullnetin tim më të lirë. Këtu janë njerëz të papolitizuar janë njerëz me integritet dhe moral dhe të pandikuar politikisht. Tek Shkencat e natyrës mungojnë laboratorët. Mungon financimi shkencor, mungon financimi për Shkencat e natyrës në përgjithësi.  Unë them se bojkoti të zgjasë deri sa të realizohen protestat.’- u shpreh Hafizi.


Lajmi kryesor:

Disa pedagogë vijojnë bojkotin e mësimit në Tiranë, protestojnë para Korpusit! I dërgojnë letër presidentit: Rama të ndalojë intimidimin ndaj nesh


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?