TIRANË- Disa pedagogë të Universitetit të Tiranës, kanë vijuar protestën dhe tashmë janë futur në javën e dytë të bojkotit të mësimit, ndërsa kërkojnë rritje pagash dhe kushte më të mirë mësimdhënie.
Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi, i ka dërguar një letër të hapur presidentit të vendit Bajram Begaj, ku e ka informuar në lidhje me problematikat dhe kërkesat e tyre.
Ndër të tjera, në letër i është kërkuar kryeministrit Edi Rama që mos të intimidojë drejtuesit e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve dhe të trupës akademike, si dhe të trajtojë me seriozitet kërkesat e tyre që kanë si qëllim përmirësimin e gjendjes së Arsimit të Lartë Publik si e vetmja mënyrë për rikthimin e shpresës dhe frenimin e shpopullimit të vendit.
Megjithatë duket se pedagogët janë të përçarë, pasi një pjesë e tyre po zhvillojnë mësim. Kështu aktualisht po zhvillohet mësim tek Shkencat Sociale, te Fakulteti Ekonomik si dhe tek Fakulteti i Mjekësisë.
Sakaq në një intervistë për Report Tv, pedagogia Mimoza Hafizi tha se rritja me 15% e pagave për pedagogët është një propagandë dhe se është e parealizueshme. Sipas ish-deputetes së PS-së, bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave.
- -Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
- -Rritja e financimit për kërkimin shkencor
- -Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
- -Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
- -Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
- -Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
- -Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
- -Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
- -Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
Mimoza Hafizi thotë se rritja me 15% e pagave për pedagogët është një propagandë dhe se është e parealizueshme. Gjatë një intervistë për Report Tv, pedagogia e Shkencave të Natyrës, ish-deputete e PS-së, shtoi se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
‘Unë i kam mbështetur që në fillim dhe jam krejtësisht dakord i quaja krejt realizonte dhe i mbështes. Në protestë pati shumë folës nga mjedisi akademik që i qartësuan kërkesat tona dhe më bënë të ndihem krenare për mjedisin akademik ku bëj pjesë.
Në dijen time aty nuk ka asnjë rezervë, sepse të gjitha fondet e universitetit janë të konsumuara në gjithë komponentët e punës. Pra 15% është thjesht propagandë. Nuk është serioze që të propozohet nga qeveria 7%. Rritja e pagës me 15% është e parealizueshme.
Bojkoti është një nga masa e duhur. Unë nuk e ndjej vete se po politizohet. Marr pjesë me vullnetin tim më të lirë. Këtu janë njerëz të papolitizuar janë njerëz me integritet dhe moral dhe të pandikuar politikisht. Tek Shkencat e natyrës mungojnë laboratorët. Mungon financimi shkencor, mungon financimi për Shkencat e natyrës në përgjithësi. Unë them se bojkoti të zgjasë deri sa të realizohen protestat.’- u shpreh Hafizi.
VAZHDONI BOJKOTIN,,,SE KY HAJDUT I FELLIQUR I KA DITET E NUMERUARA....VJEDH PERDITE,,,E PRANDAJ NUK KA PARA PER TE RRITUR RROGAT E PEDAGOGEVE TE NDERUAR....
Përgjigjulevizje shume perendimore pasi kerkojne te pezullohet percaktimi i shkronjes c te pikes 3 te VKM demek edhe po nuk ke udhehequr 2 doktoratura te perfunduara, ti perseri merr titullin profesor. fiks si ne kohen e Berishes qe beheshe profesor me letren e Mulit qe ishe psh kryetar grup seksioni. lexoni njerez se ngelet idiotë pastaj gjykoni nese eshte e drejte apo jo protesta e gazidedes
PërgjigjuDuhet abone falas student dhe pedagog RAMA i shitur një Delirant I humbur të takoje pedagoget për keto probleme që po shfaqin! Koha eshte e intelektualeve!
PërgjigjuTë mbeshteten edhe pedagoget dhe studentet nga Kjo levizje shume perendimore për një universitet me te mirë !
PërgjigjuShume e drejte Kjo proteste !
PërgjigjuMbeshtetje për pedagoget dilni dhe mbushni sheshet se pa rinine studentet dhe pedagog nuk jemi me shtet por vend qudirash! Forca pedagoget për shqiperi me te mirë ! Quditetem ku i marrin leket keto pedagoget e tjere që nuk protestojne? Besoj jane të korruptuar kush nuk do të donte rritje page kur cmimi vajit nga 200 lek vajt Ii 459 lek ??? Zgjohu rini! Opozita të mos e prishe kete proteste “bio” që vjen nga intelektualet! Të largohet ministria arsimit!
Përgjigju