Protesta e Rithemelimit para Kuvendit, Ermonela Felaj: Dështoi plotësisht! Nuk siguruan as një anëtar për degë

7 Qershor, 17:57| Përditesimi: 7 Qershor, 18:01

  • Share

1717775508_felaj.jpg

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj në Studio Live, komentoi për Arbër Hitajn edhe protestën e djeshme të opozitës para Kuvendit, e cila sipas saj dështoi tërësisht.

'Protestën e djeshme, nuk e pashë duke qenë jashtë por brenda. Ishte një dështim i plotë jo thjesht i PD, por i asaj që kërkonin të ngrinin nga një emision i Rai 3 që paska provokuar shumë zemëratën e opozitarëve dhe duhet të kishte rënë qeveria. Nuk arrini të siguronin as një anëtar për degë do të thotë që njerëzit nuk kanë besuar asgjë nga ajo që u servir, duke bërë pjesë të makinacione edhe rrethe jashtë vendit. Makinacion i sofistikuar por u provua si blof dhe nuk ka nevojë për koment. Ra shpirti opozitar u pa qartë që kishin dështuar', tha Felaj.


Lajmi kryesor:

'Ironikisht Ahmetaj u paraqit si mafioz', Felaj në 'Report Tv' komenton emisionin e Rai 3: Skenë e shpifur! Gjetën mënyrën e gabuar


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?