Kronikë

Protesta e taksistëve vlonjatë: Bashkia të largojë mjetet e palicensuara

1 Maj 2018, 09:24| Përditesimi: 1 Maj 2018, 16:46

  • Share

Drejtuesit e taksive në qytetin e Vlorës kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme. Drejtuesit e taksive 4+1 thonë se prej vitesh nuk ndërhyhet ndaj mjeteve të palicensuara, që sipas tyre policia bashkiake e di ku e kanë vendndodhjen. Konkurenca e pandershme e shërbimit taksi 4+1, nxori në protestë taksistët vlonjatë.

Pasi i janë drejtuar Bashkisë, ato protestojnë para institucionit që të merren masa ndaj piraterisë së taksive. Sipas drejtuesve të taksive 4+1, nga tregu informal ata nuk po  arrijnë të sigurojnë as  të ardhura minimale për familjet. 
Taksistët kërkojnë lufte kundër informalitetit dhe në mënyrë të veçantë heqjen nga qarkullimi te mjeteve te palicencuara dhe që veprojnë në mënyrë pirate. Prej vitesh taksitë që paguajnë rregullisht detyrimet nuk kane arritur te zgjidhin shqetësimin kryesor, konkurrencën e pandershme nga të palicensuarit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?