Kronikë

Protesta kundër ndërtimit të resortit të Ulajt, shoqërohen disa banorë! Kryetarja e PD në Shkodër: Dhuna e patolerueshme

26 Mars, 16:33| Përditesimi: 26 Mars, 17:52

  • Share

Protesta e nisur në mëngjes në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës ka agravuar në orët e pasdites. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetera efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve. 

Këto janë pamjet që tregojnë përplasjen dhe shoqërimet, gjatë orëve të pasdites ne kantierin ku do ndertohet resorti i Bashkim Ulajt. 

Para Drejtorise së Policisë në Shkoder janë mbledhur banorët që kërkojnë lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.

Një reagim për shoqërimin e banorëve e ka pasur edhe kryetarja e PD në Shkodër, Eliona Shkreli e cila shprehet se banorët e fshatit turistik Rrjoll kanë protestuar për të drejtat e tyre. Shkreli shprehet se përdorimi i dhunës dhe forcës nga policia është e patolerueshme.

“Banorët e fshatit turistik Rrjoll të të Njësisë Administrative Velipoje kanë protestuar për të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit.

Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i dhunës dhe i forcës nga ana e policisë  në këtë rast është i patolerueshem, dhe i dënueshëm.

Kerkojme lirimin e menjehershem te banorëve të ndaluar sepse kjo eshte ne kundershtim me kushtetuten dhe te drejtat e njeriut.

I bejmë thirrje policisë së Shkodres, drejtuesve të saj, të bëjnë detyrën në interes të qytetatarëve, të jenë në shërbim të tyre pasi paguhen nga taksat e qyetetarëve. I bëjmë thirrje policisë së Shkodrëa të ngrihet në lartësinë e duhur duke ofruar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë si dhe të lirojë menjëherë personat e ndaluar, dhe të vihet në sherbim të qytetarëve duke ju garantuar atyre të drejten e protestës”, thotë Shkreli.


Lajmi kryesor:

Banorët sërish në protestë kundër resortit të Ulajt në Velipojë, përplasen me policinë: Na grabiti pronat me kreun e PL në Malësi të Madhe! Disa të shoqëruar (VIDEO)


SI.E./r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?