Protesta me djegie gomash te parlamenti/ Spartak Ngela në 'Studio Live': Britma irracionale! Degradim mendor i Saliut, pushteti ndryshohet me votë

6 Qershor, 17:32| Përditesimi: 6 Qershor, 20:07

  • Share

Rithemelimi vijoi sot me protestën me pak njerëz përpara parlamentit teksa pati përplasje me policinë dhe djegie gomash. Në 'Studio Live' në Report Tv, pati një debat të fortë mes avokati Spartak Ngjelës dhe ekspertit të sigurisë Faik Basha.

Ngjela shprehet për Arbër Hitajn se para parlamentit ishte një turmë që çirrej në mënyrë irracionale, teksa sipas tij kjo ka të bëjë me ç'rregullimin mendor të Sali Berishës. 

Ku kishte protestë patë gjë ju. Britma të turmave, as turmë nuk qe. Britma irracionale. Unë ju thashë dje, lodhje kot. Degradim mendor i Saliut që nuk e kupton kjo pjesë e opozitës që të shpëtojë. Është non-grata në Amerikë çfarë do bëjë me një protestë. Do bëhet revolucion në Shqipëri? Që është vend i NATO. Është prapambetje mendore më shumë dhe pasion irracional. S’bëhet ajo. Pushteti ndryshohet me vota. Vend demokratik dhe i NATO. Nëse ke gjë drejtoju popullit. Me zjarr do bëhet krizë kushtetuese me zjarr rrotash. Ç’kishte Rai 3 për të bërë revoltë. Përse?

Nga ana tjetër, Ngjela komentoi emisionin e Rai 3 duke theksuar se aty nuk kishte asnjë provë. 

'Unë Rai 3 nuk e ndjek. Ka qenë komunist. Nuk di ç’thotë Rai 3. Jam profesionist. Më jepni provat dhe të bisedojmë. Janë gazetari. Flas në funksion të provës. Dëgjova akuzat tuaja. Gazetaria juaj nuk përdor prova. Rai 3 foli fushë më dush. Nuk dha asnjë provë, janë narko shtet. Mafia në Shqipëri  ka ardhur nga Italia. Nuk mund të dëgjoj ata. Kam pas zyrën atje. Ata kanë mafien.'

Sa i përket një trashëgimie të mundshme të PD-së prej Argita Malltezit, Ngjela shprehet se ajo forcë politike nuk ka vota.

'Ç’më duhet mua ajo lloj trashëgimie. Kanë apo nuk kanë vota. Pjesa e Saliut ka 8%, ajo tjetra ka 18. E krijuan vetë krizën, ndan PD. I pe sa veta i dolën Saliut dje. Asnjë. Asnjë forcë. Këto janë 8%. Këtu bëhen sondazhe. Nuk kanë vota. Në mënyrën si ecin janë të mundur sërish. Janë të çarë. Nuk po bashkohen, nuk kanë doktrinën, ide. Çfarë di të bësh me të?'

Sakaq, Ngjela dhe Faik Basha shkëmbyen batuta, lidhur me opozitën dhe Ilir Metën për të cilën Ngjela thotë se po bën një lëvizje në vakuum.

Basha: Na thuaj ndonjë gjë me qeverinë? Po i vjen rrotull.

Ngjela: Janë kompetencë e SPAK. E kupton që ti komunikon me 15 fjalë apo jo?

Basha: Jam ushtarak kam studiuar në Amerikë.

Ngjela: Nuk di shqip. Duhet të të mburrin të tjerët zotëri. Nuk flas me njeri.

Ndërkohë në studio dha një koment edhe gazetari Anri Bala i cili tha se dëshmia e Ahmetajt dhe Ramës është e njëjta dëshmi.

Dëshmia e zotit Ahmetaj dhe e Ramës janë e njëjta dëshmi. Njëri flet nga karrigia e humbur, tjetri nga karrigia e ngrohtë. Ahmetaj dikur ka qenë ministri i sulmuar i opozitës. Nuk mund të jetë heroi i këtyre protestave.

Basha shton se akuzat për narkoshtet janë të vërteta dhe këto duken në lidhjet e shtetit me krimin e organizuar.

'Ne sigurisht jemi narkoshtet. Kemi treguar të qartë që shteti dhe krimi i organizuar janë bërë bashkë. Po marrin tenderat. Janë kthyer në një marrëdhënie, ku të jap fondet dhe ti më jep tenderat. Panë përgjimet e encro chat, ku deputetë biznesmenë dhe prokurorë ishin bërë bashkë.'

Ndërkohë protesta e radhës së Rithemelimit do të jetë ditën e martë, kësaj here sërish para bashkisë së Tiranës.

Ora 18:00
'E njoh Metën që kur ka ardhur zbathur', Faik Basha debat me Ngjelën: Na thuaj ndonjë gjë për qeverinë! Avokati: E kupton që vetëm 15 fjalë di?

Avokati Spartak Ngjela dhe eksperti i sigurisë përfaqësues i PL-së Faik Basha debatuan ashpër në Studio Live teksa po flitej për Ilir Metën dhe opozitën. Ngjela i shikon lëvizjet e fundit të Metës si lëvizje në vakuum, duke shtuar se janë pasuruar teksa i mban mend kur kanë ardhur zbathur.

Ngjela: Lëvizje në vakuum. Nëse opinionin publik e di që një pushtetar është i korruptuar nuk e merr dot veten. Meta si e konceptoni ju një burrë shteti? Ai thotë që janë të gruas paratë. Ai mund të tallet me veten por jo me ne. Cila grua kishte para? I kam njohur kur kanë ardhur zbathur.

Basha: Na thuaj ndonjë gjë me qeverinë? Po i vjen rrotull.

Ngjela: Janë kompetencë e SPAK. E kupton që ti komunikon me 15 fjalë apo jo?

Basha: Jam ushtarak kam studiuar në Amerikë.

Ngjela: Nuk di shqip. Duhet të të mburrin të tjerët zotëri. Nuk flas me njeri.

Perëndim do të thotë, njoh pushtetin. Duhet opozita të vijë në pushtet të kenë respekt ata. Nuk njohin opozitë ata. Opozita erdhi në pushtet i hedhin krahun ata. Kjo është doktrina e perëndimit. Jemi në perëndim. Kjo është doktrina e perëndimit, të tjerat nuk vlejnë.  

Ora 17:50
Argita Malltezi në krye të PD-së? Ngjela: Nuk kanë vota! Duhet doktrinë e djathtë, Saliu e çau opozitën

Avokat Spartak Ngjela shprehet në Studio Live për Arbër Hitajn, se forca politike e drejtuar nga Sali Berisha nuk ka vota edhe nëse në krye të saj vjen Argita Malltezi. Duhet një forcë e djathtë sipas tij dhe kjo nuk bëhet nga krahu i Berishës.

'Ç’më duhet mua ajo lloj trashëgimie. Kanë apo nuk kanë vota. Pjesa e Saliut ka 8%, ajo tjetra ka 18. E krijuan vetë krizën, ndan PD. I pe sa veta i dolën Saliut dje. Asnjë. Asnjë forcë. Këto janë 8%. Këtu bëhen sondazhe. Nuk kanë vota. Në mënyrën si ecin janë të mundur sërish. Janë të çarë. Nuk po bashkohen, nuk kanë doktrinën, ide. Çfarë di të bësh me të? Po këta që janë në pushtet, as këta nuk thonë, por kanë partinë e vjetër, nuk kanë hequr dorë shqiptaret. Mezi i kam mundur njëherë. Është shoqëri e majtë. Duhet doktrinë e djathtë. Kush do ta nxjerri. Upja, Shupja Dupja. Ku dinë gjë ata? Jam realist, nuk jam tifoz, por jam i djathtë. Kjo nuk është e djathtë. A e merr vajza apo djali, janë votat që partia merr jashtë. Nëse ia lë vajzës shumë mirë, por duhet të marrësh vota. Kryetari i të djathtës që thonë këta është i arrestuar dhe është kapur në flagrancë. Nuk vihet në pushtet kështu.'

Ora 17:39
'Rai 3 nuk e ndjek, ka qenë komunist', Spartak Ngjela: Nuk dha asnjë provë, mafia në Shqipëri ka ardhur nga Italia

Spartak Ngjela foli në 'Studio Live' lidhur me emisionin e Rai 3 duke u shprehur për Arbër Hitajn se nuk dha asnjë provë.

'Unë Rai 3 nuk e ndjek. Ka qenë komunist. Nuk di ç’thotë Rai 3. Jam profesionist. Më jepni provat dhe të bisedojmë. Janë gazetari. Flas në funksion të provës. Dëgjova akuzat tuaja. Gazetaria juaj nuk përdor prova. Rai 3 foli fushë më dush. Nuk dha asnjë provë, janë narko shtet. Mafia në Shqipëri  ka ardhur nga Italia. Nuk mund të dëgjoj ata. Kam pas zyrën atje. Ata kanë mafien. Mezi shpëtuan deri diku. Nuk dëgjoj fare se ç’thonë. Keni prova të më japin të bëj artikull. Me fantazi bëj romane, nuk bëj prova juridike. Prova ka koncept juridik. Gjykata ka të drejtë të thotë provë ose nuk është', tha Ngjela.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?