Spartak Ngjela foli në 'Studio Live' lidhur me emisionin e Rai 3 duke u shprehur për Arbër Hitajn se nuk dha asnjë provë.
'Unë Rai 3 nuk e ndjek. Ka qenë komunist. Nuk di ç’thotë Rai 3. Jam profesionist. Më jepni provat dhe të bisedojmë. Janë gazetari. Flas në funksion të provës. Dëgjova akuzat tuaja. Gazetaria juaj nuk përdor prova. Rai 3 foli fushë më dush. Nuk dha asnjë provë, janë narko shtet. Mafia në Shqipëri ka ardhur nga Italia. Nuk mund të dëgjoj ata. Kam pas zyrën atje. Ata kanë mafien. Mezi shpëtuan deri diku. Nuk dëgjoj fare se ç’thonë. Keni prova të më japin të bëj artikull. Me fantazi bëj romane, nuk bëj prova juridike. Prova ka koncept juridik. Gjykata ka të drejtë të thotë provë ose nuk është', tha Ngjela.
Lajmi kryesor:
Protesta me djegie gomash te parlamenti/ Spartak Ngela në 'Studio Live': Britma irracionale! Degradim mendor i Saliut, pushteti ndryshohet me votë
G.K/ReportTv.al