Momenti i shoqërimit të gazetarit Sami Curri
Protestat kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës janë zhvilluar edhe në Bulqizë, ku për 1 orë qytetarët kanë protestuar ën dy lagje dhe në Qafën e Buallit. Madje ata kanë bllokuar për 60 minuta Rrugën e Arbrit, ndërsa protesta nuk ka pasur incidente. Organizatori i kësaj proteste i cili dhe kishte marrë lejen në polici ishte gazetari në Dibër Sami Curri, në rolin e tij të qytetarit që ka marrë pjesë në protestë. Pas mbylljes së tubimit ai është shoqëruar në polici ku është mbajtur për rreth 2 orë për t'iu përgjigjur pyetjeve lidhur me tubimin dhe më pas është lënë i lirë. Sipas burimeve nga policia shoqërimi i tij ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugës së Arbrit, pasi ishte personi që kishte shpërndarë në rrjetet sociale ftesën për protestën e sotme.
Kërkesa në polici per lejen e protestës në Bulqizë
Kërkesa në polici per lejen e protestës në Bulqizë
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rritja e çmimeve, protesta në të gjithë vendin! Protestuesit në Tiranë 3 orë në rrugë, bllokuan akset kryesore të kryeqytetit! Disa të shoqëruar
SI.E.//ReportTv.al