Nga Shkodra në Sarandë, qytetarët u bashkuan njëzëri duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Protesta nisën në orën 17:00, ndërsa qëndresa më e gjatë ishte në Tiranë, ku protestuesit qëndruan në rrugë prej 3 orësh.
Në kryeqytet, qindra qytetarë bënë thirrje për uljen e çmimit të karburanteve, teksa bllokuan Unazën e Vogël të Tiranës. Në protestë pati edhe prezencë të lartë policësh, të cilët i bënë thirrje protestuesve të largoheshin nga rruga, ndërsa pas mosbindjes së tyre, u shoqëruan disa persona. Nuk ka ende një numër të saktë të protestuesve të shoqëruar. Protesta u shoqërua me momente tensionesh të herëpashershme, por që nuk agravuan.
Teksa protestuesit bëni thirrje 'Rama ik' poshtë kryeministrisë, nga zyra e tij , kreu i qeverisë Edi Rama iu përgjigj duke sqaruar masat që do të merren për të përballuar këtë krizë. Ai bëri me dije se një nga masat që do merren do të jetë krijimi i një Bordi Kombëtar që bashkë me kompanitë e tregtimit të naftës do të bëjë transparencë të çmimit të naftës.
Ndërkohë zërit të protestuesve në Tiranë iu bashkuan edhe qytetarë nga shumë qytete të tjera, ku në Mirditë protestuesit bllokuan për 1 orë Rrugën e Kombit. Protestës së tyre iu bashkua edhe Ipeshkivi i Rrëshenit, Gjergj Meta.
Protestuesit në Durrës dolën në rrugën Tiranë-Durrës, duke e bllokuar atë për disa minuta derisa u shpërndanë nga policia.
Në Korçë, pjesa më e madhe e protestuesve ishin fermerë, të cilët preken në mënyrë direkte nga rritja e çmimit të naftës, ndërsa kërkuan nga qeveria të ndërhyjë.
Në Lushnjë qytetarët bllokuan qarkullimin e automjeteve për rreth 40 minuta në rrethrrotullimin e Plukut, ndërsa në Prrenjas protestuesit bllokuan për disa minuta rrugën kryesore Prrenjas-Qaf Thanë. Në Shkodër protestuesit bllokuan për disa minuta hyrjen e qytetit, ndërsa bëhet me dije se policia ka shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe aktivistin e shoqërisë civile, Mirsad Basha.
Protestuesit kanë deklaruar se do të mblidhen çdo ditë dhe se protesta e tyre do të kulmojë ditën e shtunë.
Që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, çmimi i naftës pësoi rritje të konsiderueshme jo vetëm në Shqipëri, por të gjithë botën.
Policia ka nisur me shoqërimet e disa prej protestuesve në Tiranë që ngritën sot kundër rritjes së çmimeve. Nuk dihet ende sa është numri total i protestuesve të shoqëruar.
Protestuesit kanë bllokuar rrugën në zonë e ish-Bllokut, teksa protestuesit janë ulur në rrugë. Policia i zhvendos nga rruga. Ndërkohë protestuesit kanë zhvendosur koshat e mbeturinave në mes të rrugës.
Qytetarët kanë dalë në protestë edhe në qytetin e Shkodrës, duke bllokuar hyrjen e qytetit. Me pankarta në duar ata po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës. Një prej pankartave ka tërhequr vëmendjen ku shkruhet ‘Unë protestoj në Shkodër se nuk kam lekë për naftë të vi në Tiranë’.
“Kur ne jemi bashkë kemi më shumë forcë e vendimmarrje dhe tani është momenti me ngrejt zërin se vetëm duke qenë bashkë ne kemi mundësi me bo oponencë me bo protestë për këtë skamje që këtë Shqipëri tash e ka kaplu. Rritja e çmimeve është problem për një pjesë të madhe, rritja e produkteve të shportës, karburanti na shqetësojnë më tepër, normalisht duhet me çu zanin.
Nga të gjitha marifetet që shpiku njeriu, laku i bukës së gojës ishte ma i forti dhe ne duhet me e hek këtë lak. Kryeministri duhet me na dhan zgjidhje dhe jo këshilla Nuk mundi ti japin këshilla me menaxhu të ardhurat një populli që jeton me 5 dollarë në ditë. Përkundrazi nëse ai don i japin ne këshilla sesi me e menaxhu. Ky popull duhet me i dhan me kuptu politikës se ashtu siç e voton edhe e rrëzon, asgjë nuk është e përjetshme. Çmimet janë në stratosferë”, thonë qytetarët.
Momenti i shoqërimit të gazetarit Sami Curri
Protestat kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës janë zhvilluar edhe në Bulqizë, ku për 1 orë qytetarët kanë protestuar ën dy lagje dhe në Qafën e Buallit. Madje ata kanë bllokuar për 60 minuta Rrugën e Arbrit, ndërsa protesta nuk ka pasur incidente. Organizatori i kësaj proteste i cili dhe kishte marrë lejen në polici ishte gazetari në Dibër Sami Curri, në rolin e tij të qytetarit që ka marrë pjesë në protestë. Pas mbylljes së tubimit ai është shoqëruar në polici ku është mbajtur për rreth 2 orë për t'iu përgjigjur pyetjeve lidhur me tubimin dhe më pas është lënë i lirë. Sipas burimeve nga policia shoqërimi i tij ka ardhur si pasojë e bllokimit të rrugës së Arbrit, pasi ishte personi që kishte shpërndarë në rrjetet sociale ftesën për protestën e sotme.
Kërkesa në polici per lejen e protestës në Bulqizë
Kërkesa në polici per lejen e protestës në Bulqizë
Për rreth 1 orë banorët në Mirditë kanë bllokuar Rrugën e Kombit duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës por edhe ushqimeve dhe produkteve të shportës. Ata thonë se qeveria duhet të tërhiqet dhe të ul çmimin, ndërsa u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen për të protestuar për të drejta e tyre dhe ekonomitë ën familjet e tyre protestës i është bashkuar edhe Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta
"Në Ukrainë ka luftë, çmimi i naftës është 1 euro, kurse këtu pa luftë rritet çmimi. Këtu ka dorë shteti dhe oligarkët që vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre. Jemi mbledhur sot këtu dhe njerëzit duhet të kuptojnë se vetëm përmes protestave mund dhe do të bëjë kjo qeveri pas. Ne do të protestojmë çdo ditë. Do shkojmë edhe në Tiranë nëse na thërrasin për protesta kombëtare", tha një protestues.
"Janë bërë të gjitha bashkë çmimet të papërballueshme. Duhet të dalin të gjithë shqiptarët në protestë edhe policët se dhe ato me naftë lëvizin. Duhet të jemi të bashkuar", tha një tjetër.
Protestës i bashkohet edhe Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta
Qytetarët e Sarandës i janë bashkuar protestave në të gjithë vendin për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa, duke përmendur uljen e taksave.
Edhe qytetarët dhe fermerët në Korçë janë ngritur në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës si dhe produkteve të shportës. Dhjetëra banorë të po protestojnë , ndërsa thonë se jetesa është bërë e përballueshme, ndërsa ardhja në Tiranë tashëm për ta është kthyer në një mision të pamundur për shkak të rritjes së naftës dhe çmimeve të biletave. Pjesa më e madhe e protestuesve janë fermerë të cilët preken në mënyrë direkte nga rritja e çmimit të naftës.
"Nuk i përballojmë dot këto çmime. Nuk punojmë dot tokat dhe as ushqimet. As për vetë nuk prodhon dot, jo më për të shitur. Duam të ulet am të ulet çmimi i naftës. Ku shkon nafta jonë? Pse i prishim rafineritë?", tha një qytetar në Korçë
"Çmimet janë të papërballueshme nga njerëzit, janë të gjithë të irrituar nuk po përballojmë dot jetesën. Si mund të punojë bujku dhe të prodhojë për t'i shitur në treg? Është e pamundur", tha një tjetër
Me thirrjet ‘Ngrihuni o popull ta bëjmë këtë shtet’ dhe ‘Ulni taksat’, qindra qytetarë në qytetin e Durrësit iu bashkuan sot protestës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve. Me pankarta në duar, qytetarët janë mbledhur pranë stacionit të trenit, duke bllokuar rrugën.
“Ngrihuni o popull, ngrihuni bëjeni këtë shtet njëherë e mirë.
Ulni taksat”, thonë ata.
Protestat për rritjen e çmimit të naftës janë shtrirë në gjithë vendit. Qytetarët në Lushnjë kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar qarkullimin në rrethrrotullimin e Plukut.
Rritja e çmimit të naftës si dhe produkteve të ushqimeve bazë në vend, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, ka ngritur në protestë dhjetëra qytetarë në disa qytete të vendit.
Në qytetin e Kukësit, një grup qytetarësh protestuan duke kërkuar uljen çmimeve, të cilat kanë pësuar rritje ditëve të fundit si dhe rritjen e pagave, për të përballuar jetesën.
‘Kam dal që të protestoj për rritjen e çmimeve, pasi unë jam një nga shtresat me të varfra që vuaj nga kafshata e bukës’.- u shpreh një qytetar.
Një tjetër qytetar tha se ka dalë që të protestoj për të gjitha produktet, çmimet e të cilave janë rritur.
‘Rritja e çmimit duhet të jetë në propocion të drejtë me rrogat’- u shpreh ai.
Disa nga protestuesit që bëjnë linja të ndryshme thanë se duhet të ulet çmimi i naftës, që ato si transportues të ulin çmimin e biletës që është rritur.
‘Dy-trefishimi i çmimeve, do të thotë mbytje e popullit. Nuk kemi se ku të shkojmë më tej. Të ulet çmimi i naftës dhe në të ulim biletat. Rroga është shumë e ulët që dalin, vetëm për bukë e kripë.’- tha një qytetar.
Edhe në Vlorë, dhjetra qytetarë protestuan kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Protestues, qytetarë nga Vlora, edhe pse jo të shumtë kanë protestuar për disa minuta në bulevardin kryesor të qytetit.
Po ashtu edhe në Shkodër një grup qytetarësh, të cilët protestuan kundër rritjes së çmimeve. Të rinjtë studentë të Unversitetit të Shkodrës, janë mbledhur para sheshit ‘2 prilli’, në shenjë revolte për rritje e çmimit të karburanteve. Me pankarta në duar ato kërkuan uljen e çmimeve dhe i bën thirrje qeverisë që të reflektojë.
‘Ne sot jemi këtu në emër të studentave, sepse sot një studenti i duhet të paguajë me shumë për transportin. Nëse një të riu nga Vau Dejës, deri dje i duhej të paguaje 200 lek vajtje ardhje sot ai paguan 300 leke. Kjo është një kosto më e lartë për studentet nga rrethet që janë pjesë e Universitetit të Shkodrës. Kryeministri thotë që jemi në luftë, por ai duhet të vijë këtu dhe te menaxhojë luftën jo të qendrojë në Dubai.’- u shpreh një student.
‘Jemi mbledhur këtu për të protestuar në emër të studentëve të Shkodrës, për rritjen e çmimeve, kryesisht rritjes së karburantit’- tha një student tjetër.
Si duket policia ende nuk e di qe ekziston per te siguruar rendin dhe qetesine. Perfshire te atyre qe ushtrojne nje liri te garantuar kushtetuese. Mjafton reagimi zyrtar duke kercenuar se do te perballen me "forcen" e ligjit qe te shashtis. O zot sa te trashe dhe partizuar jane. Le te krimbur nga krimi e korrupsioni. Sa me shume vite kalojne aq me e degjeneruar policia jone.
PërgjigjuPo pse Luli do uli cmimin e naftes po te vij ne pushtet apo Saliu, cmimi eshte ngrejtur ne gjithe boten, filloni ecni kur shkoni per kafe edhe mos dilni kot nga blloku xhiro.
PërgjigjuPo pra ate mendoj dhe une si mund ti ike pushteti ketij pas kaq pak vitesh... I do robi nja 20 vjet ne pushtet dhe ishalla me keto çmime produktesh qe e shoqerojne...ik ore bej ndonje selfie te selia humbamen
Keta kecat protestues duken ne top form per pune, dhe boll moren lek qyl nga horrlleqet qe bejn, po ti vishen punes se ai qe punon, s'ka kohe te ankohet!!!!! Ose nqs kan iden si te ndalojne luften ne Ukrahine, te takohen me te Gjatin (Ose Ameriken se s'ma merr mendja qe jane te serbit) edhe te zgjidhin punen, sepse te gjithe ishin veshur si zengjin edhe kan surrat te ankohen per te varfrit ne vend qe te shkojne ti ndihmojne me buke/ushqime/paguajn energjine meqe ju dogj xhani!!! (Sa per kuriozitet sa taksa paguajne ne vit ne buxhetin e shtetit keta pordhtestuesit?? Sa kontribut i japin shtetit keta Nene Terezat e Shqiperise??? C'fare pronash e pasuri kane keta qe ju keput shpirti per popullin e varfer??? Pse s'investojne keta (opordhzitar-parazitar protestues qe te behen dhe zengjin per vete edhe te kontribuojne per popullin e varfer??? Apo, s'ka gje se hidh vote (kunder Rames) edhe jepi gojes!!!!!!!!
PërgjigjuApapapa, Stambolli (Ukraina) digjet, kxxxxt krihen... Proteste me e shemtuar se kjo skam pare. Thirrjet si shpellare....
PërgjigjuO bujk.Lère celularin ore lamash dhe shiko kopenè e dhive. Nuk e kupton qè çobenèr si ti vetèm fèlliqin ambientin. Shqip nuk di mirè por bèn drejtorin e fidanushtes kètu. Thuaji satème PJESHKÈ more shpellar i ndyrè.
Po he mi pjeshke ashtu them dhe une... cna prishen qetesine... apo skam porositur dhe nje shtepi ne mes te liqenit aty ku po nderton kastrati me leket e naftes se ketyre... cna prishen terezine po makarona vaji eshte shtrenjtuar nuk eshte shtrenjtuar arragosta qe haj une e kush ha makarone nje here po Hani ore arragoste
Bravo ju qofte te gjitheve ka lezet duhet ta dij cdo politikan qe populli komandon dhe vendos per fatin e tij respekt per te gjithe pjesemarresit !
PërgjigjuLeke per nafte ju qe bllokoni,rruget shkoni kerkoni ne lalz, se atje ka tunele, me valute,leke, flori, lingota floriri, i zgjidhni si ti doni parate, poshte shtepive te hajduteve te rangut te larte, p.sh.saliu ish-k/minister e ish-president, agushi ish-k/mininister,zv/k/minister dhe president sot, qe kane 30 vjet qe shkaterruan,grabiten, e shiten pasurine kombetare. Apo paguajne ndonje qe pellet me megafon dhe ky i fundit u jep ndonje sanduic te mbushni barkun. Shtrojuni punes ju te rinjte, qe jeni mesuar me byth ne sedilje ne parate e te tjereve, dilni pini kafe me makina,ne kembe te ecni se jeni ndryshkur,parazite.
PërgjigjuLavdi zotit qe u cuat!! Qeveria te shkurtoje shpemzimet marramendese te administrates. Te ulin pagat marramendese te keshilltareve dhe konkubunave. Nese i duan prane pune per ata, por jo ne kurriz te bukes sw popullit. Te ndalohet qarkullimi ne fundjave per makinat shteterore, shoferet ti parkojne ne institucion dhe jo poshte shtepise se tyre dhe plot shpenzime te tjera te kota. Nderprite koncesionin e check up e plot koncesione abuzuese. Boll u ngopen. Te luftohet seriozisht korupsioni skandaloz ne amdministrate qe vetem Spak dhe Rama nuk do ta shohe. Jepini fund evazionit fiskal dhe dalin parate per te zbutur krizen. Eshte krize, dakort, po per cfare e kemi zgjedhur qeverine? Per te na thene nuk kam c'bej? Nuk ke cfare ben, atehere ik, le te vije dikush qe mund te bej dicka. Shpresa jone per protesten do te vdes vetem nese partite futin hundet e tyre te ndyra. Njelloj si flet ky torollaku Arbënor qe as emrin e tij nuk di te shkruaj. Nese qeveria do te menaxhoje krizen duke cenuar mbijetesen e njerezve dhe flet me kete arrogance, atehere te largohet.
PërgjigjuBravo, duhet te dalin sa me shume njerez te protestojne kunder politiqenerve te cdo krahu.
PërgjigjuProtestat qytetare kur nuk fut hundet e qelbura politika, jane per t'u mbeshtetur e pershendetur! Ka nevoje shoqeria qe t'i zgjohet nervi!
PërgjigjuOre laluca ore trima te selfo qorit si ore dilni dhe bllokoni rrugen ju kush ju a jep te dreten te bllokoni rrugen e shtetasve te tjere Te shtepite tuaj mund te mos lejoni njeres te hyjne Por asnje njeriu te vetem smund ta bllokoni rrugen e te gjithe shtetasve o tru thare Ka ligje shteti sa tju thyeje brrinjet Une zdua te dal ne protest e ti do me bllokosh Lirine e te Levizurit Ligjet jane Ligje dhe duhet ti zbatojme cdo shtetas Protestat jane te ligjeshme por kane vende te caktuara per te protestuar ore te caktuar Se jeni mesuar te veproni pa ligje Po bota qe ka avandsuar jane ligjet qe zbatojne
PërgjigjuPolic idiot qe vetem qytetar nuk je. Po protestohet per mbijetese jo per politike. Ti nuk do te dalesh mos dil, bjeri nga mali. Sa per brinjet qe thua more anadollak i pashkolle provoje kur protestohet per mbijetesen se pa Saliu ne 97 ku perfunduan police qe i kishte trima malesh.
Ti or qytetar a thua ku jeton ti në Rusi apo ndoshta në Serbi
Ju lumt o populli im i dashur, km i balkanit të sebis ka ikur në Dubai që të takohet me vllaun e tij vucic
Përgjigju