Edhe qytetarët dhe fermerët në Korçë janë ngritur në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës si dhe produkteve të shportës. Dhjetëra banorë të po protestojnë , ndërsa thonë se jetesa është bërë e përballueshme, ndërsa ardhja në Tiranë tashëm për ta është kthyer në një mision të pamundur për shkak të rritjes së naftës dhe çmimeve të biletave. Pjesa më e madhe e protestuesve janë fermerë të cilët preken në mënyrë direkte nga rritja e çmimit të naftës.
"Nuk i përballojmë dot këto çmime. Nuk punojmë dot tokat dhe as ushqimet. As për vetë nuk prodhon dot, jo më për të shitur. Duam të ulet am të ulet çmimi i naftës. Ku shkon nafta jonë? Pse i prishim rafineritë?", tha një qytetar në Korçë
"Çmimet janë të papërballueshme nga njerëzit, janë të gjithë të irrituar nuk po përballojmë dot jetesën. Si mund të punojë bujku dhe të prodhojë për t'i shitur në treg? Është e pamundur", tha një tjetër
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rritja e çmimeve, protesta në të gjithë vendin! Protestuesit në Tiranë 3 orë në rrugë, bllokuan akset kryesore të kryeqytetit! Disa të shoqëruar
SI.E.//ReportTv.al