VIDEO/ Protestë për çmimin e naftës në Shkodër, protestuesit bllokojnë hyrjen e qytetit

10 Mars 2022, 19:28| Përditesimi: 10 Mars 2022, 19:17

  • Share

Qytetarët kanë dalë në protestë edhe në qytetin e Shkodrës, duke bllokuar hyrjen e qytetit. Me pankarta në duar ata po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës. Një prej pankartave ka tërhequr vëmendjen ku shkruhet ‘Unë protestoj në Shkodër se nuk kam lekë për naftë të vi në Tiranë’. 

“Kur ne jemi bashkë kemi më shumë forcë e vendimmarrje dhe tani është momenti me ngrejt zërin se vetëm duke qenë bashkë ne kemi mundësi me bo oponencë me bo protestë për këtë skamje që këtë Shqipëri tash e ka kaplu. Rritja e çmimeve është problem për një pjesë të madhe, rritja e produkteve të shportës, karburanti na shqetësojnë më tepër, normalisht duhet me çu zanin.

Nga të gjitha marifetet që shpiku njeriu, laku i bukës së gojës ishte ma i forti dhe ne duhet me e hek këtë lak. Kryeministri duhet me na dhan zgjidhje dhe jo këshilla Nuk mundi ti japin këshilla me menaxhu të ardhurat një populli që jeton me 5 dollarë në ditë. Përkundrazi nëse ai don i japin ne këshilla sesi me e menaxhu. Ky popull duhet me i dhan me kuptu politikës se ashtu siç e voton edhe e rrëzon, asgjë nuk është e përjetshme. Çmimet janë në stratosferë”, thonë qytetarët.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rritja e çmimeve, protesta në të gjithë vendin! Protestuesit në Tiranë 3 orë në rrugë, bllokuan akset kryesore të kryeqytetit! Disa të shoqëruar


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?