Kronikë

Protesta në Mirditë, reagon policia: Procedohen në gjendje të lirë 33 persona! Manifestimi i paligjshëm

11 Prill 2021, 16:22| Përditesimi: 11 Prill 2021, 16:24

  • Share

33 persona të cilët morën pjesë në protestën e banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë për HEC-in dhe fabrikën e ujit, janë proceduar në gjendje të lirë.

Me një njoftim për mediat, policia thotë se protesta ishte e jashtëligjshme, për shkak të masave anti-COVID, ndërsa personat e proceduar akuzohen gjithashtu për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe se nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë.

"Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë  33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33  shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i  janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në  ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit " dhe " Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik ", thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it, përplasen me policinë! Bllokojnë Rrugën e Kombit, rreth 20 të shoqëruar, mes tyre aktivistë të VV dhe 1 gazetar (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?