Kronikë

Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it, përplasen me policinë! Bllokojnë Rrugën e Kombit, rreth 20 të shoqëruar, mes tyre aktivistë të VV dhe 1 gazetar (VIDEO)

11 Prill 2021, 12:43| Përditesimi: 11 Prill 2021, 17:26

  • Share

Banoret e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike ujit ne ketë zonë. Protestës së tyre iu bashkuan edhe një sërë organizatash mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, të cilët ujin e konsideruan si pronë të përbashkët të këtyre banorëve. 

Në total lidhur me protestën janë shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë të LVV dhe disa banorë të zonës. Qytetarët dhe LVV thotë se ata janë shoqëruar padrejtësisht pasi protesta sipas tyre ka qenë paqësore.

Ata u mblodhën pranë Tunelit të Thirrës dhe me pankata në duar marshuan drejt kantierit të ndërtimit, duke thyer kordonin policor dhe duke bllokuar për disa minuta Rrugën e Kombit. Banoret thonë se janë të vendosur për ndalimin e këtyre projekteve që i konsiderojnë abuzive.

"Ku janë  deputetë dhe të gjithë këta që fushatë elektorale derdhen për vota dhe nuk ngrihen për gjënë më elementare, ujin që po i vidhet këtij populli. Ne  e kemi bërë publik problemin tonë dhe këta nuk reagojnë. Më duket se bashkitë kanë një virus të përbashkët për vjedhje fondesh", u shpreh një prej banorëve.

Një tjetër paralajmëroi se do të shkojnë deri në ekstrem, e madje deri në derdhjen e gjakut.

"Ne do vazhdojmë të shkojmë deri në ekstrem, deri në derdhjen e gjakut sepse kemi zakonet, kanunin, ai ka ngelur tani", u shpreh banori.

Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banoreve të fshatrave Thirre dhe Sang, ndërsa kanë depozituar dhe një kallëzim penal ne prokurori për falsifikim të firmave.

 

Ora 17:03
Shoqërimi i aktivistëve pas protestës në Mirditë, reagon anëtari i VV Arbër Zaimi: Sulm politik

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi

"Sulm politik" e ka konsideruar anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, shoqërimin e aktivistëve të kësaj force, pasi iu bashkuan protestës së banorëve në fshatrat Thirrë e Sang të Mirditës, që u ngritën kundër ndërtimit të HEC-it dhe të një fabrike uji në zonë .

Me një shënim në Facebook, ai shkruan se një tjetër arsye për shoqërimin e aktivistëve është fakti se, sipas tij, "nën pushtetin e Ramës shtypja është bërë një lëvizje e zakonshme".

Zaimi thotë mes të tjerash se janë 19 protestues që po mbahen ende në komisariatin e Lezhës, ndërsa Policia deklaroi nëpërmjet një njoftimi se personat e shoqëruar janë liruar dhe se ndaj tyre ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

"Dy janë arsyet pse policia po mban në Lezhë e Rrëshen së paku 19 protestues, banorë të fshatrave Thirrë e Sang, dhe aktivistë të Lëvizjes që kanë shkuar në ndihmë të tyre.

E para - ajo që është bërë e zakonshme nën thundrën e Ramës, shtypja e dhunshme e çdo proteste e trembja me polici e çdo qytetari që ka arsye për të protestuar.

E dyta - sulmi politik ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila trimëron komunitetet dhe nxit organizimin e tyre përballë pushtetit. Ndalimi i aktivistëve të LVV tregon se pushteti nuk dëshiron “shqetësime” të tilla. Por ne nuk ekzistojmë për të kënaqur pushtetin", shkruan Zaimi.

Ora 16:22
Protesta në Mirditë, reagon policia: Procedohen në gjendje të lirë 33 persona! Manifestimi i paligjshëm

33 persona të cilët morën pjesë në protestën e banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë për HEC-in dhe fabrikën e ujit, janë proceduar në gjendje të lirë.

Me një njoftim për mediat, policia thotë se protesta ishte e jashtëligjshme, për shkak të masave anti-COVID, ndërsa personat e proceduar akuzohen gjithashtu për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit dhe se nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë.

"Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariatin e Policisë  33 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administrative Fanë, Mirditë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33  shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i  janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zbllokuar qarkullimin e automjeteve.

Materialet në  ngarkim të tyre do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit " dhe " Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik ", thuhet në njoftimin e policisë.

Ora 15:37
Protesta në Mirditë, në total 20 të shoqëruar, aktivistë të VV dhe banorë të zonës

Gjatë protestës së zhvilluar në Mirditë për HEC-in dhe fabrikën e ujit policia ka shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë të VV dhe disa banorë të zonës. Mes të shoqëruarve dhe gazetari Preng Gjikola. Aktivistët e VV janë mbledhur në protestë para policisë së Lezhës, duke kerkuar lirimin e tyre.

Njëri prej aktivistëve të VV thotë se ata janë shoqëruar padrejtësisht sepse protesta ka qenë paqësore. Sakaq bëjnë thirrje për lirimin e tyre.

"Ata bëjnë disa orë që janë në polici dhe janë marrë në mënyrë të poaligjshme pasi protesta ka qenë paqësore. Edhe ne si LVV u jemi bashkuar në protest, në një moment është bllokuar rruga kemi qëndruar 5 minuta kemi qenë të ulur dhe jemi larguar paqësisht. Në kthim policia ka ndaluar automjetet ku kanë qenë aktivistë të VV dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Në dijeninë time janë dhe banorë që janë ndaluar dhe janë dërguar në komisariat të Rrëshenit. Ne po presim përfaqësimin tonë ligjor që vjen nga Tirana dhe të futem në një komunikim zyrtar, ne do qëndrojmë këtu derisa të lirohen. Protesta ka qenë paqësore”, tha një përfaqësues i LVV.

Ora 15:33
Protesta për ndërtimin e HEC-it në Mirditë, shoqërohen disa aktivistë! Reagon VV: Kërkojmë urgjentisht lirimin e tyre

Protestës së banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike ujit ne ketë zone, i janë bashkuar dhe aktivistë të LVV, disa prej të cilëve janë shoqëruar. Lajmin e ka bërë me dije vetë LVV me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Banorëve u janë bashkuar edhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Së bashku u benë tek tuneli i Thirrës dhe janë nisur drejt kantiereve. Pasi panë atë çfare po ndodhte, protestuesit u rikthyen sërish në rrugën e Kombit dhe në hyrje të tunelit u përplasen me policinë dhe arritën të thyejnë kurdonin, e të bllokojnë për disa minuta këtë rruge në korsinë drejt Kukësit”, thuhet mes të tjerash bë postimin e VV.

Ky veprim sipas LVV është tërësisht në shkelje të së drejtës të protestës.  Ndërkaq VV ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat disa aktivistë.

“Kërkojmë urgjentisht lirimin e aktivistëve Sindi Osmani, Agnesa Kastrati, Miranda Marku, Emanuela Kamshi, Martin Paci, Merita Marku, Luigj Vokrri, Abi Shehu, Ester Celami, Fatime Paja, Pjetër Gjergji e të tjerë që janë shoqëruar e që ende nuk kemi konfirmim për emrat. Abuzimi që pushtetarët dhe pushtuesit e etur për fitim të padrejtë po kryejnë ndaj mjedisit, trashëgimisë kulturore, hapësirave publike, pronës së përbashkët, të drejtave qytetare e punëtore dhe vetë demokracisë e shtetit tonë, krijon vazhdimisht shkas për protesta, e shtypja policore e protestave e bën Shqipërinë të hedhë hapa pas në historinë e saj”, thuhet më tej në njoftim.

Njoftimi i plotë i LVV:

Të ndalet zaptimi i lumenjve, të lirohen protestuesit. Sot, banorët e fshatrave Thirrë e Sang të Mirditës mbajtën një protestë qytetare, kundër zaptimit të Lumit të Thirrës prej hidrocentraleve të vogla private, të cilat po shkatërrojnë mjedisin dhe ekosistemet në Shqipëri. Uji i cili prej shekujsh ka qenë e mirë publike e natyrore, që është përdorur për tokat e për bagëtitë, e që sigurisht është baza e jetës për florën e faunën vendore, po mbyllet nëpër tuba nga biznesmenë abuzivë me lejen e pushtetit në Tiranë. Kjo politikë që po shkatërron Shqipërinë, nga Valbona e deri në Vjosë, duke prekur edhe Lumin e Thirrës, degë e Lumit Fan, e fshatrat Thirrë e Sang, po rezulton në spastrimin e zonave të tëra prej banorëve. Ky gjest anti-shqiptar që po i zbraz krahinat e Shqipërisë, nuk ka qenë e mundur të bëhet nga asnjë pushtues, me lehtësinë që po bëhet nga pushtetarët tanë.

Në këtë protestë paqësore, me ftesën e banorëve të fshatit kanë marrë pjesë edhe disa aktivistë, bashkë me kandidatin e pavarur për Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehun. Bashkë me banorët, në mënyrë simbolike ata u ulën për disa minuta në vendin ku mbahej protesta, për të tërhequr vëmendjen e publikut për një kauzë kaq të rëndësishme për të gjithë Shqipërinë.

Por, pas përfundimit të protestës, pasi janë nisur me automjete drejt Lezhës, policia ka ndaluar disa aktivistë, dhe i ka shoqëruar drejt komisariatit në Lezhë. Ky veprim policor është tërësisht në shkelje të së drejtës të protestës, e cila është e drejtë njerëzore, demokratike e kushtetuese.

Kërkojmë urgjentisht lirimin e aktivistëve Sindi Osmani, Agnesa Kastrati, Miranda Marku, Emanuela Kamshi, Martin Paci, Merita Marku, Luigj Vokrri, Abi Shehu, Ester Celami, Fatime Paja, Pjetër Gjergji e të tjerë që janë shoqëruar e që ende nuk kemi konfirmim për emrat. Abuzimi që pushtetarët dhe pushtuesit e etur për fitim të padrejtë po kryejnë ndaj mjedisit, trashëgimisë kulturore, hapësirave publike, pronës së përbashkët, të drejtave qytetare e punëtore dhe vetë demokracisë e shtetit tonë, krijon vazhdimisht shkas për protesta, e shtypja policore e protestave e bën Shqipërinë të hedhë hapa pas në historinë e saj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lleshi: 12/04/2021 00:04

    BRAVO POPULLIT ATY,,,BASHKOHUNI DHE MOS LEJONI TE BEHET HIDROCENTRAL,,,,ATO PRISHIN EKOSISTEMIN DHE PYJET-burimet ujore NE ATO ZONA,,,MBRONI ZONAT NGA KETA INVESTITORE TE POSHTER...QE MENDOJNE VETEM PER VETEN E TYRE......

    Përgjigju
  • Trapa jane: 11/04/2021 21:33

    Thirra ti bashkohet kosoves.Te shpallet "krahine autonome e republikes vetvendosja te kosoves".Al bin Kurt malazezi te emeroje kryetarin deri sa kryetarja lumi vjosa qe ta marre te shpalle zgjedhjet ne krahinen autonome kosovare te thirres.

    Përgjigju
  • Mirditori: 11/04/2021 21:11

    C'pune kane kosovaret me punet tona? E kane ndrit Kosoven e tash po vijn me rregullue punt tona. S'jena tuj shkue n'Kosov me fut hunt ne punt e tjerve. As ata mos ti shofin ktu. Se po u ban bashk 10 kosovare e djegin boten mbare.

    Përgjigju
  • Kasem gahini: 11/04/2021 18:58

    Thirrje ti ndeshkohet kosoves.

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/04/2021 16:53

    Un jam me protesten por nuk jam qe kosovaret te fusin hundet ne vendin ton Prandaj ketyre koqevarve te VV tiu fusin nje hu ne by... Dhe te ikin te dhjezin kosoven pastaj te vijn kwtej

    Përgjigju
    • Bim: 11/04/2021 20:43

      Sa njeri I varfër në shpirt qenke o emigrant, je me protestën por nuk je me ato që kanë bere qindra km rrugë për të mbështetur e nuk kane qëndruar kafeneve si puna e jote. Sa mire për Shqipërinë nqs je me te vërtet larguar nga ky vend e shpresoj që të mos te kthehesh kurre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?