Protestës së banorëve të fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë duke kundërshtuar ndërtimin e një HEC-i dhe fabrike ujit ne ketë zone, i janë bashkuar dhe aktivistë të LVV, disa prej të cilëve janë shoqëruar. Lajmin e ka bërë me dije vetë LVV me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Banorëve u janë bashkuar edhe disa organizata mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë. Së bashku u benë tek tuneli i Thirrës dhe janë nisur drejt kantiereve. Pasi panë atë çfare po ndodhte, protestuesit u rikthyen sërish në rrugën e Kombit dhe në hyrje të tunelit u përplasen me policinë dhe arritën të thyejnë kurdonin, e të bllokojnë për disa minuta këtë rruge në korsinë drejt Kukësit”, thuhet mes të tjerash bë postimin e VV.
Ky veprim sipas LVV është tërësisht në shkelje të së drejtës të protestës. Ndërkaq VV ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat disa aktivistë.
“Kërkojmë urgjentisht lirimin e aktivistëve Sindi Osmani, Agnesa Kastrati, Miranda Marku, Emanuela Kamshi, Martin Paci, Merita Marku, Luigj Vokrri, Abi Shehu, Ester Celami, Fatime Paja, Pjetër Gjergji e të tjerë që janë shoqëruar e që ende nuk kemi konfirmim për emrat. Abuzimi që pushtetarët dhe pushtuesit e etur për fitim të padrejtë po kryejnë ndaj mjedisit, trashëgimisë kulturore, hapësirave publike, pronës së përbashkët, të drejtave qytetare e punëtore dhe vetë demokracisë e shtetit tonë, krijon vazhdimisht shkas për protesta, e shtypja policore e protestave e bën Shqipërinë të hedhë hapa pas në historinë e saj”, thuhet më tej në njoftim.
Njoftimi i plotë i LVV:
Të ndalet zaptimi i lumenjve, të lirohen protestuesit. Sot, banorët e fshatrave Thirrë e Sang të Mirditës mbajtën një protestë qytetare, kundër zaptimit të Lumit të Thirrës prej hidrocentraleve të vogla private, të cilat po shkatërrojnë mjedisin dhe ekosistemet në Shqipëri. Uji i cili prej shekujsh ka qenë e mirë publike e natyrore, që është përdorur për tokat e për bagëtitë, e që sigurisht është baza e jetës për florën e faunën vendore, po mbyllet nëpër tuba nga biznesmenë abuzivë me lejen e pushtetit në Tiranë. Kjo politikë që po shkatërron Shqipërinë, nga Valbona e deri në Vjosë, duke prekur edhe Lumin e Thirrës, degë e Lumit Fan, e fshatrat Thirrë e Sang, po rezulton në spastrimin e zonave të tëra prej banorëve. Ky gjest anti-shqiptar që po i zbraz krahinat e Shqipërisë, nuk ka qenë e mundur të bëhet nga asnjë pushtues, me lehtësinë që po bëhet nga pushtetarët tanë.
Në këtë protestë paqësore, me ftesën e banorëve të fshatit kanë marrë pjesë edhe disa aktivistë, bashkë me kandidatin e pavarur për Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehun. Bashkë me banorët, në mënyrë simbolike ata u ulën për disa minuta në vendin ku mbahej protesta, për të tërhequr vëmendjen e publikut për një kauzë kaq të rëndësishme për të gjithë Shqipërinë.
Por, pas përfundimit të protestës, pasi janë nisur me automjete drejt Lezhës, policia ka ndaluar disa aktivistë, dhe i ka shoqëruar drejt komisariatit në Lezhë. Ky veprim policor është tërësisht në shkelje të së drejtës të protestës, e cila është e drejtë njerëzore, demokratike e kushtetuese.
Kërkojmë urgjentisht lirimin e aktivistëve Sindi Osmani, Agnesa Kastrati, Miranda Marku, Emanuela Kamshi, Martin Paci, Merita Marku, Luigj Vokrri, Abi Shehu, Ester Celami, Fatime Paja, Pjetër Gjergji e të tjerë që janë shoqëruar e që ende nuk kemi konfirmim për emrat. Abuzimi që pushtetarët dhe pushtuesit e etur për fitim të padrejtë po kryejnë ndaj mjedisit, trashëgimisë kulturore, hapësirave publike, pronës së përbashkët, të drejtave qytetare e punëtore dhe vetë demokracisë e shtetit tonë, krijon vazhdimisht shkas për protesta, e shtypja policore e protestave e bën Shqipërinë të hedhë hapa pas në historinë e saj.
Lajmi kryesor: