Kronikë

Protesta në Theth, banori mes lotësh: Kam ndërtuar në tokën time 5 shtëpi prej druri, asnjë pëllëmbë beton! Shteti të mos i prishë

9 Korrik, 10:08| Përditesimi: 9 Korrik, 10:32

  • Share

 

Një banor me aftësi të kufizuara që ka dalë të protestojë kundër shembjes së objekteve në Theth, thotë me lot në sy se ka investuar kursimet e jetës. Ai shprehet se ka ndërtuar 5 shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite, dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton.

I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë.

"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton.", thotë banori. 


Lajmi kryesor:

Banorët e Thethit protestë kundër prishjes së objekteve pa leje, bllokojnë urën! Tensione me policinë: Nuk i kemi vjedhur kujt! Po largoni turistët (VIDEO)


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?