Mirgen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare lexoi 7 kërkesat drejtuar qeverisë për të garantuar sigurinë e fëmijëve në shkolla. Ndërsa paralajmëroi se nëse ministrja Ogerta Manastirliu nuk jep dorëheqjen atëherë ata do të kthehen sërish në protestë të hënën para ministrisë së Arsimit.
Kerkesat
-Plotësimi e 100 % të shkollave me psikolog. Një psikolog për 200 nxënës
-Qëndrimi I nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00 duke iu afruar programe ushqimi dhe mundësie të bërjes së detyrave në shkollë.
-Zbatimi I rregullave për heqjen e telefonave në orarin e mësimit duke sanksionuar ata që nuk zbatojnë rregullat.
-Monitorimin e rreptë të platformave audiovizuale e digitale, nga autoritetet që dukshëm shërbejnë vetëm për marrjen e rrogës. AMA, AKEP.
-Për të siguruar bllokimin e përmbatjen jo etike të dhunshme si në hapësirën digitale e publike
-Caktimi në çdo shkollë I një oficeri sigurie duke rishikuar detyrat dhe rolin e tyre
-Krijimi i një sistemi raportimi efektiv të rasteve ku ndërlidhen institucionet përgjegjëse e komuniteti i prindërve.
Dorëheqja e ministres së Arsimit. Nëse ajo nuk do ditën e hënë këtu sërish. Protestë. Nëse nuk reflekton tek kërkesat e qytetarëve ata vijnë prapë këtu. Nuk vijnë vetëm për veten vijnë për fëmijë. Më shumë qytetarë, nxënës e prindër do të duhet ti bashkohen. Të krijojmë aleancë në mbrojtje të fëmijëve. Beteja e parë është largimi i të paaftëve dhe mundësia e fëmijëve tanë me më shumë standarde, tha Qiraxhi.
Lajmi kryesor:
Protesta për Martinin/ Prindër e nxënës para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin! S'është zgjidhje mbyllja e TikTok! Manastirliu të japë dorëheqjen deri të hënën
S.G//ReportTv.al