Protesta për Martinin/ Prindër e nxënës para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin! S'është zgjidhje mbyllja e TikTok! Manastirliu të japë dorëheqjen deri të hënën

21 Nëntor, 11:09| Përditesimi: 21 Nëntor, 18:30

  • Share

Tirane- Prindër e fëmijë u bënë bashkë sot (21 nëntor) në një marshim protestë për të kërkuar më shumë për sigurinë dhe arsiminin e fëmijëve në shkolla.  Tre ditë më parë Martin Cani, vetëm 14 vjeç nxënës i shkollës ‘Fan Noli’ u vra me thikë nga një nxënës i po kësaj shkolle vetëm pak metra larg institucionit që prindërit e kishin dërguar për të mësuar.

E sot ata dhe përfaqësues të shoqërisë u bënë bashkë për të ngritur zërin që këto ngjarje të mos ndodhin më. Për të kërkuar nga autoritetet marrjen e përgjegjësive dhe masave sepse: "Institucionet e papërgjegjshme vrasin’.

Marshimin e nisën nga shkolla ‘Fan Noli’ pjesë e të cilit ishin të dy 14 vjeçarët, (viktima dhe autori). Me foton e Martinit në dorë, protestës për të ngritur zërin iu bashkuan edhe shokët e shoqet e klasës.

“E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën (dita kur ndodhi vrasja)" tregon një nxënës.

Marshimi u ndalën tek Ministria e Arsimit.

Shokët e shoqet e klasës së Martinit janë ende të shokuar dhe ndërsa protestojnë si mbajnë dot lotët. Janë dëshmitarë të ‘të fortëve’ që shkojnë në shkollë me thikë dhe se siguria në shkolla nuk është e duhura.

“Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur për 9 vite në klasë.  Atë ditë që e humbëm shkonim dhe qanim tek njëri tjetri. Në vend që të jemi të lumtur jemi të frikësuar për sigurinë që nuk gjejmë në shkollë. Për atë frikë që kemi kur dalim jashtë oborrit të shkollës, se kush mund të na vijë, kërcënojë. Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se jemi të fortët. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha. Unë kam, një motër të vogël në shkollë. emi humbur një shok të zemrës. Ndërsa mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim e ta kalonim. Ishte e turpshme për klasën.”  tregoi shoqja e klasës.

Edhe prindërit e Martinin kishin një mesazh që u lexua në protestën para ministrisë së Arsimit.

“Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë” 

Ndërsa tezja e Martinit ngriti zërin për “Drejtësi! E çuam në shkollë nuk e çuam në luftë. E çuam në shkollë dhe e therën”

Tek Ministria e Arsimit thirrjet e prindërve dhe të rinjve për 'Dorëheqje!' dhe 'Ik' u përsëritën disa herë. 

“Jep dorëheqjen. Është njerëzore të japësh dorëheqjen. Nuk je për atë punë. Për çfarë e do karrigen. Nëse paratë nuk shkojnë tek shkolla dhe fëmijët asgjë nuk është e sigurtë' thotë me mikrofon Mirgen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare.

14 vjeçari u vra me thikë më 18 nëntor,  pak metra larg shkollës “Fan Noli’ ku ishte nxënës edhe autori, tashmë i arrestuar nga policia.

“Institucionet duhet të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka asnjë komunikim zyrtar e më lën të dyshoj që oficeri i sigurisë, mësuesja, drejtoresha e shkollës, ministria e arsimit nuk e ka bërë detyrën e vet sa duhet’ thotë një vajzë pjesë e protestës.

“Shteti të marrë përgjegjësinë për atë që nuk mundi të ndalte. Ku ishte ambulanca, ku ishte policia? Po të merren masa dhe për rrjetet sociale. Unë jam mësuese vetë, jam dakord që raportimi i çdo konflikti duhet të përrcillet tek prindërit' thotë një mësuese pjesë e marshimit.

“Rrjetet sociale janë të rrezikshme por nuk mund të hiqet përgjegjësia nga qeveria!’ thotë një tjetër

Qytetarët mbanin në duar dhe pankarta të tjera ku shkruhej ‘Dhimbja e një nëne është thirrja jonë për ndryshim” ‘Fëmijët duhet të jetojnë jo të vriten” "Në një shkollë që duhej ta mbronte, një fëmijë humbi jetën.

 Ndërsa  kolonat e ministrisë i lyen me duart me bojë, simbol i duarve me gjak që këta instiucione i lanë pasi dështuan të mbronin jetën e një fëmije 14 vjeç që kishte shkuar në shkollë të mësonte.

Lexuan 7 kërkesa të qarta
Plotësimi e 100 % të shkollave me psikolog. Një psikolog për 200 nxënës
-Qëndrimi I nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00 duke iu afruar programe ushqimi dhe mundësie të bërjes së detyrave në shkollë.
-Zbatimi I rregullave për heqjen e telefonave në orarin e mësimit duke sanksionuar ata që nuk zbatojnë rregullat.
-Monitorimin e rreptë të platformave audiovizuale e digitale, nga autoritetet që dukshëm shërbejnë vetëm për marrjen e rrogës. AMA, AKEP.
-Për të siguruar bllokimin e përmbatjen jo etike të dhunshme si në hapësirën digitale e publike
-Caktimi në çdo shkollë I një oficeri sigurie duke rishikuar detyrat dhe rolin e tyre
-Krijimi i një sistemi raportimi efektiv të rasteve ku ndërlidhen institucionet përgjegjëse e komuniteti i prindërve.

Ministres së Arsimit i lanë afat deri të hënën të dorëzojë dorëheqjen, nëse jo ata do të jenë sërish aty për të protestuar.

"Dorëheqja e ministres së Arsimit. Nëse ajo nuk do ditën e hënë këtu sërish. Protestë. Nëse nuk reflekton tek kërkesat e qytetarëve ata vijnë prapë këtu. Nuk vijnë vetëm për veten vijnë për fëmijë. Më shumë qytetarë, nxënës e prindër do të duhet ti bashkohen. Të krijojmë aleancë në mbrojtje të fëmijëve. Beteja e parë është largimi i të paaftëve dhe mundësia e fëmijëve tanë me më shumë standarde."

Report Tv dhe shqiptarja.com përcolli live marshimin protestë që nisi në orën 11:00 përmes grupit të xhirimit me gazetarin Sokol Dema  

Ora 13:19
Protesta para ministrisë së Arsimit/ Shoqëria civile 7 kërkesa qeverisë, kërkon largimin e Manastirliut deri të hënën ose sërish protesta

Mirgen Qiraxhi nga Qendresa Qytetare lexoi 7 kërkesat drejtuar qeverisë për të garantuar sigurinë e fëmijëve në shkolla.  Ndërsa paralajmëroi se nëse ministrja Ogerta Manastirliu nuk jep dorëheqjen atëherë ata do të kthehen sërish në protestë të hënën para ministrisë së Arsimit.

Kerkesat
-Plotësimi e 100 % të shkollave me psikolog. Një psikolog për 200 nxënës
-Qëndrimi I nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00 duke iu afruar programe ushqimi dhe mundësie të bërjes së detyrave në shkollë.
-Zbatimi I rregullave për heqjen e telefonave në orarin e mësimit duke sanksionuar ata që nuk zbatojnë rregullat.
-Monitorimin e rreptë të platformave audiovizuale e digitale, nga autoritetet që dukshëm shërbejnë vetëm për marrjen e rrogës. AMA, AKEP.
-Për të siguruar bllokimin e përmbatjen jo etike të dhunshme si në hapësirën digitale e publike
-Caktimi në çdo shkollë I një oficeri sigurie duke rishikuar detyrat dhe rolin e tyre
-Krijimi i një sistemi raportimi efektiv të rasteve ku ndërlidhen institucionet përgjegjëse e komuniteti i prindërve.

Dorëheqja e ministres së Arsimit. Nëse ajo nuk do ditën e hënë këtu sërish. Protestë. Nëse nuk reflekton tek kërkesat e qytetarëve ata vijnë prapë këtu. Nuk vijnë vetëm për veten vijnë për fëmijë. Më shumë qytetarë, nxënës e prindër do të duhet ti bashkohen. Të krijojmë aleancë në mbrojtje të fëmijëve. Beteja e parë është largimi i të paaftëve dhe mundësia e fëmijëve tanë me më shumë standarde, tha Qiraxhi.

Ora 13:12
'Në shkollë shikonim njerëz me thika, shisnin mend si të fortë! Denoncon shoqja e klasës së Martinit tek 'Fan Noli'

 

Edhe shokët e klasës së Martinit 14 vjeç që humbi jetën pasi u godit me thikë nga shoku i tij i shkollës ‘Fan Noli” iu bashkuan protestës.

Një nga shoqet e klasës duke folur me mikrofon denoncoi se në shkollë shkojnë me thika për ti frikësuar. Denoncoi dhe tentativën e drejtuesve të shkollës për ta mbyllur historinë, duke tentuar të vijonin normalisht mësimin në vend që ti ofronin mbështetje shpirtërore dhe ndërgjegjësim kundër dhunës.

Ne kemi humbur një shok që e kemi pasur për 9 vite në klasë. Na ka lënduar thellë. Atë ditë që e humbëm shkonim dhe qanim tek njëri tjetri. Në vend që të jemi të lumtur jemi të frikësuar për sigurinë që nuk gjejmë në shkollë. Për atë frikë që kemi kur dalim jashtë oborrit të shkollës, se kush mund të na vijë, kërcënojë. Ne shikonim në shkollë njerëz që vinin me thika e shisnin mend për të treguar se jemi të fortët. Ku është siguria nga shkolla, oficerja, drejtoresha. Unë kam, një motër të vogël në shkollë. Frika që unë kam për atë dhe veten time është e thellë. Kemi humbur një shok të zemrës. Ndërsa mësuesit donin të bënim mësim që ne ta harronim e ta kalonim. Ishte e turpshme për klasën. Çfarë turpi kanë ata që drejtojnë atë shkollë, kur ne ishim aq të lënduar dhe donin të na bënim mësim?

Ora 12:59
'Do të jesh gango? Ik ndihmo babin' Mos pi bar cepave, mban thikë apo kërcënon në Snap Chat!' Mesazhi i pedagogut

Protestuesit para ministrisë së Arsimit kërkojnë dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Xhonatan Pano iu bashkua protestës si qytetar. Duke hequr kostumin e pedagogut, apo anëtarit të këshillit bashkiak, tha se siguria në shkolla dhe në rrugë duhet të shpallet emergjencë kombëtare.

“Personi këtu prapa duhet të dorëheqet. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë. Nuk mund ti vihet fatura vetëm TikTok e Snap Chat. Nuk mund ti vihet fatura reperave që nxisin dhunë, por dhe këtyre që për 11 vite nuk na kanë përfaqësuar por nuk ndërtuan  një sistem arsimor të drejtë e të duhur e të sigurtë. Me besim në Zot të gjithë duhet të jemi së bashku për ta ndërtuar këtë shoqëri.

Kishte dhe një mesazh për adoleshentët.

"Kam një mesazh për të gjithë fëmijët, 13, 14, 15 vjeç që shohin veten e tyre gangster. Nuk je gango se po pi bar cepave. Nuk je gango se futesh në shkollë me doreza hekuri. Nuk je gango se mban thika e kërcënon në Snap Chat, TikTok e Instagram. Do të jesh gango? Ik ndihmo babin që po punon gjithë ditën të të çojë ty në shkollë, kurs. Po punon të të edukojë e arsimojë e të të çojë në futboll" tha Xhonatan Pano

Ora 12:42
Protesta/ Tezja e Martinit 14-vjeçar: Drejtësi, e çuam në shkollë, jo në luftë! Gruaja nuk ndihet mirë, humb ndjenjat

Tezja e 14 vjeçarit që u vra me thikë pak metra larg shkollës ku studionte iu bashkua protestës para  Ministrisë së Arsimit.

Në gjendje të rënduar psikologjike zonja nuk u ndje mirë dhe për disa momente humbi ndjenjat.

“Drejtësia të shkojë në vend. E çuam në shkollë nuk e çuam në luftë. E çuam në shkollë dhe e therën”, tha ajo.

U desht ndërhyrja e ambulancës për ti ardhur në ndihmë zonjës.

Ora 12:31
Protesta para ministrisë së Arsimit: Manastirliu të japë dorëheqjen! Kollonat ngjyrosen me bojë të kuqe, simbol i duarve me gjak

Prindërit dhe të rinjtë që janë bashkuar në marshimin protestë nisur nga “Fan Noli” dhe që u vendos para ministrisë së Arsimit kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit.

Shenjat e duarve me bojë tregojnë duart me gjak janë në kollonat e godinës së ministrisë së Arsimit.

 

Ora 12:19
Vrasja e Martinit/ Protestuesja para Ministrisë së Arsimit mesazh medias: Boll më me shembull silikonash që janë bërë si çadër cirku

Një nënë që iu bashkua protestës para ministrisë së Arsimit tha se mbyllja e TikTokut nuk është zgjidhje.

“Buxheti i 2025 nuk ka lekë për kulturën e teatrin por hapim burgje. Duhet të punojmë për fëmijët tanë. Mbyllja e TikTok-ut nuk është zgjidhje. Jetojmë në epokën digjitale.

Ndërsa përcolli dhe një mesazh për median dhe gazetarët.

“Boll më me shembull silikonash që janë bërë si çadër cirku. Mbushini ekranet me talente boll me shembull që janë bërë si Big Brother e Përputhen.

Ora 12:09
'Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë, a morën të dyja' Mesazhi i mamasë së 14 vjeçarit në protestën para Ministrisë së Arsimit

Edhe mamaja e Martinit kishte një mesazh që u lexua në protestën para ministrisë së Arsimit.

“Nuk mendoj që ka fjalë që e përshkruan dhimbjen. Falenderoj gjithë nga zemra. Martini ishte i mbushur me ëndrra e jetë. Ia morën të dyja. Uroj që askush të mos e provojë”

Respekte Florina dhe Angel Cani

Ora 11:34
Shokët e klasës së Martinit i bashkohen marshimit protestë, 14 vjeçari: Ditën e vrasjes më tregoi që ishte zënë me atë djalin

Me foton e Martinit në dorë, edhe shokët e 14 vjeçarit iu bashkuan marshimit protestë që vijon drejt Ministrisë së Arsimit. 

Një shok i klasës së Martinit teksa marshon tregon për mikrofonin e gazetarit të Report Tv, Sokol Dema të hënën, ditën kur dhe ndodhi vrasja ai i kishte treguar për sherrin që kishte me autorin. Shenjë që 14 vjeçari ka qenë i shqetësuar.

“ E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën" tha ai.

A mendon se mund të ishte parandaluar?

"Nuk kam përgjigje"

Djali thotë se frika ekziston dhe pranon se rrjetet sociale janë të rrezikshme.

Lami ne perditesim...

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuriozi: 21/11/2024 17:56

    Ngushellimet me te si qerta familjes. Po cfar faj Minstrja e Arsimit? Kot per muabet e kam. Se pastaj i bie qe cdo nxenex te ket nje Ministre pran 24/7. Dhe cdo qytetar nga nje Shef Policia po ashtu pran. Per mua problemi eshte Shoqeria & Familja qe e perkrahin dhunen. Ne TV Shqiptare per nate i behen reklamime dhunes nga Politika der te Kurvelliku. Per mendimin tim kta qe dalin e bejn per bindje politike me shum se sociale. U preht ne paqe shoirri ati djali te vogel. Per mendimin tim ne si shoqeri jemi degjeneruar der ne palce.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 21/11/2024 16:59

    Nje rivrasje e viktimes me kete proteste.Nuk e vrau as shkolla,as Mesuesi as Ministria,as shteti.U vra 200 m largo hyrjes se shkolles.Po do kishin pergjegjesi vetem Nese ngjarja do kish ndodhur Brenda territorit ose ne afersi te saj.Si nuk e ngre zerin njeri per rolin e Detyrat qe Ka familjes,sidomos me femijet minoren.Jane ATA pergjegjesi kryesore ,kete pergjegjesi ua ngarkon ligjit,Kodi i familjes.cuditerisht as i jati i viktimes nuk e ngre kete problem.Kjo proteste eshte Shperdorim politike i ngjarjes qe vertet eshte e rende dhe e dhimshme.

    Përgjigju
  • Ledina: 21/11/2024 16:51

    Protesta nuk ka pune tek Ministria e Arsimit, por tek Televizionet Private qe stimulojne dhunen dhe kurverine.

    Përgjigju
  • Askushi: 21/11/2024 15:31

    Jo vetem tik tok por te gjitha programet ne TV qe promovojne kurva pederasta dhe gjithe llumin e shoqerise te mbyllen.ka ardhur kohe qe te kthehemi te metodat e vjetra.gjithe sistemi ka deshtuar.

    Përgjigju
  • Xhaje: 21/11/2024 15:21

    Po cfaj ka shteti?, dakort duhet te ket dhe siguri ne per shkolla, por prape nqs adoleshentet jan zen kan per tu vrar dhe jasht shkolles pra ne vend tjeter. Ne amerik hyn adoleshenti me municion luftarake sikur atje nuk ka siguri. Problemi qendron, se kur do te behet e keqja behet dhe jasht shkolles. Nejse fjalet e shumta skan kuptim, per nje femij 14 vjec te humbasi jeten ne kete menyr. Fajin e kan te gjithe duke filluar nga familja, historikisht shqiptaret jan vrar per nje shikim, pse me shikon, kush je ti, e kush jam un. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
    • Luani: 21/11/2024 16:18

      Ka faj edhe shteti. Zonat rreth shkollave duhet te jene nen vezhgimin e policise per te mbajtur larg shperndaresit e droges, manjaket etj. Oficeret e sigurise neper shkolla nuk duhet te jene syleshe. Mesuesit duhet te merren me nxenesit me sjellje problematike. Jane dy fjale, xhaje, ndergjegje dhe vigjilence qe ne vitet 45-90 njerezit i merrnin seriozisht. Mos te ishte per vlerat e asaj kohe, xhaje, ndoshta do te kishin therur edhe ty ne shkolle edhe nuk do ishe ketu per te bere cinikun.

  • Mario: 21/11/2024 15:19

    Kjo qe ndodhi nuk ishte faji i institucioneve, por e familjeve. Keta nuk reflektojne tek vetvetja, por kerkojne fajin aty ku nuk eshte kesaj radhe. Femijet u konfliktuan jashte ambjenteve te shkolles kur ndodhi tragjedia.

    Përgjigju
  • Populli: 21/11/2024 13:54

    Te mbyllen qe cke me te bile edhe instagrami edhe tik tok edhe snap chat se jane terbuar i madh e i vogel.TE MBYLLEN URGJENT!

    Përgjigju
  • Fajin e ka shoqerija e degjenruar: 21/11/2024 12:39

    Nga nje proteste prinderore u kthye ne proteste partije ajo parti qe ndez flak kudo qe shkel, fajin e ka shoqerija e degjeruar ne palce institucionet shteterore duhet te marin masa per parandalimin e degjenerimit te shoqerise Shqipetare nese jo, nuk vlen asgje nuk te duhet sholle e re kur brenda eshte e mbushur mi injorance.

    Përgjigju
  • Miku: 21/11/2024 11:48

    S'e di sa mund te beje shkoĺla kur femija shkon me thike, me duket problem edukimi i familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?