Nga protesta e sotme te Ministria e Arsimit
Sensibilizimi qytetar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pas sherrit në shkollën “Fan Noli”, krim për të cilin është arrestuar një bashkëmoshatar si autor, ka sjellë edhe protestën qytetare të ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit.
Në protestën e kësaj të enjteje, (21 Nëntor), para godinës së ministrisë ishin mbledhur edhe prindërit e nxënësve, që gjithashtu shtruan një sërë kërkesash për marrje masash, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tjera, rritjen e sigurisë dhe trajtimin në shkollë.
Një listë me 8 kërkesa është publikuar edhe në rrjetin social Facebook, në profilin "Prindërit për arsim cilësor", listë që është pothuajse e ngjashme me atë të publikuar nga shoqëria civile. Por me ndryshime në pikën e shtuar për “rritjen e buxhetit për arsimin në nivelin 5% të GDP”, si dhe “ushqim dhe mundësi për të mësuar e bërë detyrat”.
Mes të tjerash është edhe kërkesa për dorëheqjen e ministres së Arsimit. Nëse kërkesat nuk plotësohen, ata paralajmëruan se “rikthehemi sërish të hënënë, në orën 17:00”.
6. Çdo shkollë duhet të ketë Oficier Sigurie.
Postimi i 'Prindërit për arsim cilësor'
Lajmi kryesor:
Protesta për Martinin/ Prindër e nxënës para Ministrisë së Arsimit: Institucionet e papërgjegjshme vrasin! S'është zgjidhje mbyllja e TikTok! Manastirliu të japë dorëheqjen deri të hënën
A.Q/ReportTv.al
