Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës/ Balla: Filloi nga djemtë dhe vajzat e reja, por në këtë vend ka politikanë që s'të lënë të protestosh (VIDEO)

21 Dhjetor 2020, 21:20| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 22:40

  • Share

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, nisi si një protestë qytetare, por u futën në mes përfaqësues të opozitës, duke e shkatërruar qëllimin e saj.

"Në demokraci protestat janë gjithnjë të mirëpritura, PS ka ditur dhe di gjatë kohës që ka qenë në opozita dhe qeverisje ti lexojë se kur janë protesta popullore, kur fshihen politikanë të së keqes. Më lejoni t'ju kujtoj protestën e studentëve, që e lexuam me vëmendje, dhe aso kohe ka pasur disa përpjekje për të ndërhyrë politikisht. Aspak nuk është e vërtet për të identifikuar punën e Policisë me këtë rast. Kur kjo protestë filloi ishte e djemve dhe vajzave të reja, por në këtë vend kemi disa politikanë që nuk të lënë të protestosh dhe sapo të shohin një shkëndijë që ngenë një problematikë, ato hynë në mes", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Thaçi në Hagë/ Balla te '5 pyetjet': S'më duken të rastësishme akuzat e Berishës kundër ish-presidentit! Protestat për Klodianin nisi qytetare, por u vodh nga opozita


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?