Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është shprehur se qeveria ka shkelur ligjin pasi sipas tij asnjë shtëpi që është në proces legalizimi nuk mund të shembet. Ai ka hedhur akuza në drejtim të kreut të KIMT-së, Mariglen Qato, pasi sipas tij ka ofenduar nënat shqiptare.
"Me ligjin aktual në Shqipëri, asnjë shtëpi që është në proces legalizimi nuk mund të shembet, nëse i kanë marrë në kontroll gjithçka me gjykata dhe e dinë që shtëpia nuk do të legalizohet, atëherë pse disa janë legalizuar dhe disa të tjera jo. Drejtori i IKMT e ka kërcënuar me fjalë fyese, fjalë të ndyra një zonje në moshë dhe Mariglen Qato duhet shkarkuar, nuk mund të sillet si halabak duke fyer nëna e shqiptarëve, banorët kanë çuar kërkesën për dialog, nuk i ka kthyer përgjigje, policët të mos ndërhyjnë për sa kohë është kjo çështje në hetim, ju e dini shumë mirë që për afera tjera e kanë ngrënë shokë tuaj që të mbrohet drejtori, një shtëpi që është në proces legalizimi nuk preket, ka një çështje që po hetohet, e keni në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës, nuk kemi asnjë deklaratë", tha Balliu.
Lajmi kryesor:
Policia rrethon ‘5 Majin’ në Tiranë, IKMT shemb disa banesa për rindërtimin! NJë pjesë e banorëve në protestë, një i ri hipën mbi çati dhe lidhet me pranga: E kam shtëpinë me letra! Ndërhyn FNSH! (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al