Kosova & Rajoni

Protesta të dhunshme në Greqi, mbi 120 të shoqëruar në mbarë vendin

28 Shkurt, 16:46| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:52

  • Share

1740757914_odofragmata.jpg

Zëdhënësja e Policisë Helenë (EL.AS.), Konstantina Dimoglidu, foli për veprimet operacionale të policisë gjatë trazirave, duke theksuar se disa persona shfrytëzuan turmën për të sulmuar forcat e rendit.

"Këta individë nuk ishin të organizuar që në fillim, por lëviznin mes protestuesve," tha ajo për ERTneës, duke shtuar se ata mbuluan fytyrat e tyre dhe më pas sulmuan në mënyrë të koordinuar.

Dimoglidu shpjegoi se për shkak të numrit të madh të protestuesve në qendër të Athinës, policia vendosi të përdorë eautobotët, pasi uji është masa më e butë e ndërhyrjes.

Gjatë trazirave janë kryer mbi 120 shoqërime në polici, nga të cilat 27 janë kthyer në arrestime.


Lajmi kryesor:

Paralizohet Greqia, mbi 300 tubime në mbarë vendin në 2-vjetorin e tragjedisë së përplasjes së trenave! Molotovë drejt Kuvendit, qindra të arrestuar në Athinë e Selanik (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?