Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e nxenësve të ‘Mehemet Akif’. Kreu i qeverisë thotë se është zbatuar ligji.
'Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.'- shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Nxënësit e ‘Mehmet Akif’ protestë para kryeministrisë: Anuloni mbylljen e shkollës! Rama: Të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën pa marrë leje
M.Q./ReportTv.al