TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se beteja e nisur për largimin e qeverisë Rama nga pushteti është pa kthim. Ai thotë se gjithçka do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie, ndërsa shton se udhëtimi drejt Europës kalon përmes sakrificash, por është shpëtimi i vetëm.
"Beteja që kemi nisur për një Shqipëri si gjithë Europa është pa kthim! Kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e kësaj qeverie të krimit dhe me triumfin e shqiptarëve! Udhëtimi ynë drejt Europës është i dhimbshëm dhe kalon përmes sakrificash, por ky udhëtim është shpëtimi ynë, është çlirimi nga e keqja që i ka zënë frymën shoqërisë, është rruga e sigurtë drejt mirëqënies për njerëzit! Shqiperia Si Europa" shkruan Basha.
Pasditen e djeshme opozita zhvilloi protestën e radhës para parlamentit, teksa shumica brenda votonte ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë. Gjatë protestës u shënuan edhe disa incidente. Disa nga protestuesit sulmuan ministrin Klosi dhe deputetin Sterkaj, ndërsa më pas u përplasën me policinë (lexo ketu). Opozita ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë sa herë të ketë seanca plenare deri në largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.
Komente

AMAN O ZOT NGA TE SOLLI ZOTI KETU IK MORE VIDHISU ANDEJ NGA HOLLANDA KRIMINEL SE E MORE POPULLIN NE QAF.
PërgjigjuMos u merzisni,ti Luli,Monika dhe Sali Krimineli ate te gjatin do merrni,prisni dhe pak
PërgjigjuO shal ngjit prit se u refrmua drejtësia. Ku do futesh e mos kujto që me lekët e vjedhura do shpëtosh ti bashk me buçen mona. ZOTI VONON POR KUR S'HARON.
Përgjigju