Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 43 protestues të cilët janë arrestuar gjatë protestave të zhvilluara për vrasjen e Klodjan Rashës në kryeqytet.
Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për 40 ditë për 1 person si dhe arrest me burg për 10 ditë për 4 persona.
Arrest shtëpie janë lënë 4 persona ndërsa pjesa tjetër është vendosur nën masën detyrim paraqitje.
Lajmi kryesor:
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës në Tiranë/ Jepen 67 masa sigurie për të arrestuarit, 15 arrest me burg dhe 17 në shtëpi, lirohen 35 të tjerë
E.M./ReportTv.al