Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari foli për vrasjen e Klodjan rashës dhe protestat që kanë përfshirë vendin pas kësaj ngjarje.
Ajo thotë se revolta e të rinjve është e drejtë për shkak se ata janë lënë në harresë nga ana e qeverisë dhe e politikanëve.
"Do flas për atë që ndodhi ditë më parë me të riun 25-vjeçar. Kam shpenzuar kohë në protesta dhe kam folur me të rinjtë shqiptar për të kuptuar se çfarë i shtyn për të dalë në shesh. Shumë prej tyre ndjejnë dhimbjen e Rashës. Sot shteti shqiptar nuk është në mbrojtje të të rinjve. Më e keqja është reagimi i politikës pas këtyre ngjarjeve. Të rinjtë ndjehen të revoltohet por politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend. Por janë këta të cilët i kërkojnë votat e tyre për të mbajtur pushtetin. Si të mos revoltohet një i ri sot kur ëndërron të bëhet trafikant droge për të dalë nga varfëria. Si mos të revoltohet kur prindërit e tyre nuk i shkollojnë dot në shkolla të mira, qoftë dhe për t'i blerë libra. Si mos të revoltohet kur nuk ka prespektivë përpara, shanc të ecë në mënyrë të drejtë ku këtu mbizotëron nepotizmi, paraja. Ju jetoni mes luksin, nëpër kodrina, ju e shkelni ligjin sa herë të doni. Atyre po i thyhen kockat, jo vetëm nga polici, por nga politikat tuaja. Po të pranoni revoltën e tyre, ju pranoni dështimin tuaj. Edhe pse ju mund t'i fusni në burgje, ata sërish do të dalin. Drejtësia për ta do vi" - tha Hajdari.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për kthimin e buxhetit 2021 dhe për metrologjinë! I hapet rruga krijimit të regjistrit qendror të llogarive bankare
E.M.//ReportTv.al