Ish kryeministri, Sali Berisha ftoi të gjithë qytetarët që në të marrin pjesë në protestën e 6 dhjetorit, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Berisha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të ishin në bulevard në orën 12:00 të mesditës së martë. Sipas tij protesta do të jetë një mesazh i fuqishëm nga qytetarët shqiptarë.
“Votën e lirë e kanë marrë patronazhistët. Asnjë nga këta liderë të BE-së nuk është zgjedhur me patronazhistë. Asnjë prej tyre ndonjëherë në jetën e tij nuk u ka bërë thirrje policëve që të dalin dhe të mbledhin vota. Protesta jonë është një mesazh i fuqishëm i shqiptarëve që ne nuk pajtohemi me këto gjëra. Ne qëndrojmë për vlerat europiane dhe një Shqipëri me standarte demokratike. Ai që është sot kryeministër është një fatkeqësi kombëtare ndaj edhe ne do të jemi në shesh kësaj rradhe më të mobilizuar se kurrë sepse ditë pune është, sepse ora 12:00 është por kur të thërret koha, nuk ka asnjë apel. Kohës i përgjigjesh pa apel. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të martën në 12 të gjithë në bulevard”- u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
Më 6 dhjetor të gjithë liderët europianë në Tiranë, Berisha nuk tërhiqet: Të martën në orën 12:00 protestë në Bulevard
B.V//ReportTv.al