Sociale
Bota

Sot protestë në Tiranë për luftën në Gaza, merr pjesë edhe aktivistja e njohur Greta Thunberg (VIDEO)

23 Korrik, 09:32| Përditesimi: 23 Korrik, 10:18

  • Share

Aktivistja Greta Thunberg do të jetë këtë të mërkurë e pranishme në protestën në mbështetje të palestinezëve që do të mbahet në Tiranë. Protesta do të mbahet në orën 18:00, në sheshin Skënderbej.  

"Urgjente. Ndalo urinë. Lejo ushqimin, lejo jetën. Protesto me Greta Thunberg", shkruhet në posterin e shpërndarë nga Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Paqen Ndërkombëtare "Solidariteti Albania".

Aktivistja është shprehur përmes një videoje se duhet të bëhemi bashkë për t'i dhënë fund pushtimit të paligjshëm izraelit në Gaza. 

“Gaza ka hyrë në fazën 5 të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin pak energji që u ka mbetur për të nxitur botën të ngrihet dhe të zgjedhë një anë. Ne do të ngrihemi së bashku për të kërkuar fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”, thotë ajo. 

Kjo nuk është hera e parë që Thunberg proteston për Palestinën. Në muajin qershor, ajo bashkë me disa aktivistë të tjerë u ndaluan nga ushtria izraelite në një anije me të cilën synonin të dërgonin ndihma në Rripin e Gazës. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lia: 23/07/2025 15:33

    Aman Greta merru me klimen se ate te ka mesuar mire davosi dhe ne ketu duhet ta akuzojme qeverine per genocid se nuk kane ik nga lufta por nga shteti .

    Përgjigju
  • Lenci: 23/07/2025 14:52

    KTU KANË IK 3 MILION SHQIPTARË..... DHE SPO ÇOHET KUSH, NA NGELI PALESTINA E IZRAELI PA REGULLU....

    Përgjigju
  • Hahaha: 23/07/2025 14:08

    I zgjidhem hallet tona, tani do mesojme boten si te sillet se po e rruan kush per ne.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 23/07/2025 13:33

    Injorance e madhe cfar na lidh ne pasardhesit e ILIREVE me Palestinen????Na pretendojm me hy ne BASHKIMIN EVROPIAN.Ambasadori Palestinez ne BEOGRAD deklaron qe KOSOVA IS SERBI.Po te shikjosh HARTEN SHQIPNIA dhe KOSOVA bajn pjes ne EVROPE.

    Përgjigju
  • Rruga e Dibres: 23/07/2025 12:41

    Duhet marre pjese,ne emer te humanizmit njerezor,nese sado pak kemi ! "Mbani" ne mendje,deri sot jane vrare mbi 17 mije FEMIJE te moshes 0 deri 15 vjec !! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Shqiptari: 23/07/2025 11:54

    Hahahah ne Tirane e gjeti kjo radikale e majte te protestoje per palestinezet. Dhe ku tek sheshi Skenderbej. E harroi klimen kjo dhe mjedisin, tani kerkon nje kauze tjeter se ndryshe humbet nga publiku dhe ske me fonde. Jemi me fat qe ne Shqiperi njerezit nuk jane te semure me keto semundje dhe ideologji radikale.

    Përgjigju
  • Tani: 23/07/2025 10:22

    kush ka mundsi te marre pjese kunder kesaj masakre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?