Disa organizata të fesë së islamit në vendin tonë sot dolën në një protestë përpara Komitetit Mysliman të Shqipërisë për të kundërshtuar idenë e ngritjes së një shteti sovran bektashi në Tiranë siç tha dhe kryeministri Rama në OKB.
Ndër të tjera komunitetet myslimane sot në protestë dolën edhe kundër krerëve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të cilët sipas tyre përfaqësojnë interesat e biznesmenit turk në SHBA, Fetullah Gylen, i cili është kërkohet nga Turqia dhe njihet si armik i Erdogan.
Në fjalën e tij një prej përfaqësuesve të protestës sot, tregoi arsyet kundër ngritjes së shtetit bektashi.
‘Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptare. Ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai merr pjesë në takimet me përfaqësues të Izraelit dhe i falenderon për mirësitë. Teqen e bektashinjve e ka bere salle pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit. Bashkë me kryeministrin Rama u përzi në projekt të rrezikshëm tradhëtie për kombin dhe shtetin shqiptar. Projekt që nuk i dihet nga e ka burimin. Shtet brenda shteti me bazë fetare shkel kushtetutën dhe cënon harmoninë fetare’, shprehet Florian Arapi.
'Shteti i Urdhrit Bektashi' ka ndezur debate pro dhe kundër. Ka debate edhe nga pikëpamja ligjore, duke qenë se dhënia e sovranitetit për Shtetin bektashi bie ndesh me Kushtetutën shqiptare e cila parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
Ndërkohë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) në një reagim të djeshëm shprehu shqetësimin lidhur me shtetin Islam brenda republikës së Shqipërisë. 'Nisma të tilla janë precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit' thuhej në deklaratën e tyre.
Propozimi i kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” ka ngjallur reagimin e disa shoqatave fetare dhe shoqërisë civile.
Një grup shoqatash islame si Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Palestina e Lirë po protestojnë sot në orën 17:00 para Komunitetit Musliman nën sloganin “Jo në emrin tim”.
Protestuesit mbajnë në duar pankartat ku shkruhet shqip dhe anglisht “Jo në emrin tim” ndërsa thërrasin "Stop marrëveshjes me genocidin"
Në protestë fokusi është tek propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe do të dënohet edhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Musliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.
“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal” shkruhej në njoftimin paraprak.
Në protestë pjesëmarrja është e vogël ndërsa vihet re dhe prezencë e policisë.
Qe kjo /nisme/ e Rames ishte nje idiotesi me pasoja kjo dihet,por kur na del ky Florian Arapi qe hedh gurin e fsheh doren dhe me ate gur do te vrase dy zogj dhe ata jo te vertetet,kjo nuk durohet! Florian Arapi ky kale Troje i Erdoganit,perse nuk protestoi para kryeministrise qe e ideoi kete budallallek,apo para Kryegjyshates,por protestoi para KMSH qe doli kunder shtetit bektashi dhe perse permendi qellimisht takimet mes izraeliteve dhe dervisheve?!Qellimi i vertete i Arapit nuk eshte asnjeri prej ketyre,por KMSH qe drejtohet nga gylenistet dhe gjithashtu futi ne mes dhe izraelitet sepse Sulltan Erdogani i ka shpallur armiq te betuar e do t'i beje te paguajne per Palestinen,pra me nje gur si ky zari Florian Arapi, godet dhe KMSH gyleniste dhe izraelitet,por jo /nismetaret/ e vertete.I paska marre mire udhezimet si te veproje Arap erdoganisti!
PërgjigjuJu jeni bere turq, nuk jeni shqiptare,feja e shqiptarit eshte shqiptaria, nuk ka fe pa atdhe, shqiptaret i kane pritur dhe strehuar çifutet ne kohen e nazizmit dhe jo me sot,le te vijne, do hame e do pime ne bektashinjte,ju debila ik luftoni ne siri per isis.
Përgjigju..edhe me pseudonim tjeter pushti janullatosit
Un nuk jam per kete minishtet qe thot rama dhe e quaj tradheti kombetare Por ama te bejn protest ata qe perkrahin terrorizmin dhe perkreahesit e erdoganit eshte me te vertet per te qar dhe weshur
Përgjigju