Politikë

Protestoi para KQZ, Kalaja për Report TV: Rinumërimi i Durrësit u ndërpre kur u ngushtua diferenca e votave! Do bëj dy kallëzime në SPAK

9 Korrik, 14:34| Përditesimi: 9 Korrik, 14:54

  • Share

Aulon Kalaja, kandidati demokrat që kërkoi rinumërim të votave për qarkun e Durrësit, thotë se protestoi para KQZ-së për shkak se ndonëse u vendos rinumërimi i 290 kutive të votimit, u hapën vetëm 152 kuti. Në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Kalaja pretendon se KAS ndërpreu me qëllim rinumërimin e këtyre votave, pasi u vu re ngushtimi i diferencës së votave të tij brenda garës mes kandidatëve në PD. Arjan Ndoja fitoi me një diferencë prej 1 mijë votash nga Kalaja dhe ky i fundit pretendon se ka pasur trafikim votash.

“Kam protestuar para KQZ se aty kam bërë me dije se ka qenë vendimmarrje e KAS e 3 qershorit që të hapen pjesërisht kutitë e qarkut të Durrësit pavarësisht se kam kërkuar rinumërim të plotë, me vendim të KAS, u vendos 290 kuti. Ndërkohë që në faqen e KQZ, ne kishim një njoftim që do të rinumëroheshin 290 kuti, dhe sqarohej se ku do të rinumëroheshin. Gjatë rinumërimit te pallati i sportit “Farie Hoti”, kishim tërheqje dhe ndërprerje të rinumërimit, anulim të rinumërimit kur u shënua kutia e 152. Pra janë numëruar gjithsej në Durrës vetëm 152 kuti ndërkohë që KAS kishte premtuar 290 ndërkohë që gjithsej në të gjithë qarkun janë 493. Duke patur parasysh këtë vendosja të organizoj një protestë te KQZ se pse anuluan rinumërimin. Unë aty para qytetarëve me mbështetësit e mi mbaj këto momente që i ka shpallur vetë KQZ që do rinumërojë 290 kuti. Në momentin që po rikuperoja mbi 105 vota u ndërpre i gjithë procesi.”, u shpreh Kalaja.

Ai thotë se ka kërkuar një arsye nga KAS se pse vendosi anulimin e rinumërimit të këtyre që vetë kishte vendosur të hapeshin dhe se ende sot nuk ka marrë një përgjigje. Kalaja pretendon gjithashtu se ka dorëzuar pamjet filmike të 8 kutive të tjera, por nuk janë marrë në shqyrtim. Sipas tij, në këto pamje filmike ka vënë re se ka pasur lëvizje të paktën 28 votave që i përkisnin atij.

“Jam krenar që jam një kandidat që s’kam vjedhur asnjë votë, në 152 kutitë që më janë hapur më janë grabitur vota. I dorëzova KQZ 8 kuti të tjera, ku diferenca luante me 28 vota. KAS nuk denjoi as t’i shikonte ndryshe nga seancat e tjera kur pa videot e mia. Ata kuti që dërgova, u rinumërua dhe doli ashtu siç kisha treguar me fakte. Në 8 kutitë e reja që dërgova nuk pranoi t’i shikonte videot, dhe në momentin që u tërhoqën për vendim, ata vendosën që 5 me 0 të mos hapeshin kutitë e mbetura”, tha Kalaja.

Kalaja thotë se do t'i drejtohet SPAK me dy padi, njëra ku do të dërgojë prova me qëllim që të vendoset rinumërim i plotë i qarkut të Durrësit dhe e dyta, do të jetë një padi për shpërdorim detyre nga anëtarët e KAS. Ai thotë se KAS duhet të heqë dorë nga narrativa se gjatë procesit të rinumërimit janë vënë re gabime njerëzore, pasi bëhet fjalë për krim zgjedhor.

“Sot e kësaj dite pres vendimin e zbardhur që më rrëzuan 5 me zero, që të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Po përgatis dy padi në SPAK, procesverbalët e datës 1 maj që janë në diskordancë me procesverbalet e 4 korrikut, procesi i rinumërimit. Do t’i kërkoj SPAK t'i shikojë dhe të marrë vendim për të hapur kutitë e tjera të Durrësit. Në një bisedë informale me dy prej anëtarëve të KAS, një djathtas dhe majtas, më kanë thënë se kemi vendosur hapjen e pjesshme por të japim fjalën se nëse gjejmë parregullsi dhe të janë marrë vota do t’i japim të gjithë kutitë. Këtë moment do ta bëj publik se e kam me video. Iu them atyre se më dhatë fjalën dhe si ka mundësi që u tërhoqët edhe nga kutitë që kishin vendosur për t’u rinumëruar.

KAS duhet të tërhiqet nga narrativa se kemi të bëjmë me gabime njerëzore. Kemi të bëjmë kemi të bëjmë e krim zgjedhor. KAS e kishte për detyrim ligjor. Atë detyrim ligjor që kishte KAS për të referuar çështjen në prokurori s'e bëri, ndaj do ta bëj unë. Dhe padia e dytë, do të bëj një kallëzim për shpërdorim detyre në SPAK për anëtarët e KAS. Kanë shkelur ligjin. Kur pa shkelje në Durrës, vendosi të mbyllë rinumërimin. Kur unë çoj prova të reja me 8 kuti, nuk e marrin fare parasysh", shtoi ai.

Ora 14:51
A është ndjerë i tradhtuar nga PD? Kalaja për Report TV: Rrugët për të shkuar te rinumërimi janë të shumta...

Aulon Kalaja, gjatë intervistës për Report TV, u pyet edhe nëse është ndjerë i tradhtuar nga PD pasi nuk e mbështeti në betejën ligjore për të kërkuar rinumërimin e votave të qarkut të Durrësit. Kalaja kërkoi rinumërimin me firmën e Partisë së Legalitetit, e cila ishte në koalicion me PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit.

Kalaja thotë se fakti që një kandidati nuk i lejohet të kërkojë rinumërim, por vetëm në siglën e partisë është antikushtetuese. Kalaja pretendoi gjithashtu se gjatë procesit të rinumërimit të votave të Durrësit te Pallati i Sportit “Farie Hoti” disa kuti votimi që ishin vendosur për t’u rinumëruar janë kthyer mbrapsht, kur u vu re se kishte devijime votash, gjë që sipas tij, është skandaloze.

“Unë ua thashë jam kandidat i parë që i kam shkuar KAS, kam bërë seancën e parë me 14 maj. Më rrëzua atëherë se s’kishte dalë tabela përfundimtare. Kam përdorur çdo formë, mënyrë për të kërkuar KAS të hapë kutitë. Dhe rrugët për të shkuar te perëndia janë të shumta, edhe rrugët për të hapur kutitë janë të shumta. Ky ishte moment historik që do t’i shërbente Shqipërisë. Nuk e bëj betejën për veten time por për brezat e ardhshëm. Unë mund të mos kandidoj për deputet, por ata që do të kandidojnë të kenë garanci, të mos iu vidhet vota për ditën për diell, të kenë numërues të përgjegjshëm, prandaj është me rëndësi dhe beteja ime është në një moment të dytë për çështjen e legjitimitetit. Kodi Zgjedhor u pamundëson kandidatëve që t’i drejtohen KQZ dhe KAS për rinumërim. Nen antikushtetues, shumë e gabuar. Minon procesin e rregullt ligjor. Ne jemi në një garë dhe s’mund të hapim votat tona. Unë po bëj betejë publike, po e them publikisht. E kam bërë ka dy muaj, Në momentin që unë blej vota, larg qoftë,  përgjegjësia është personale. Nuk shkon PD në burg. Kur marr vota personale, s’paskam të drejtë për të rinumëruar votat e mia. Është nen antikushtetues.

Komisioni i Venecias dhe OSBE/ODIHR u ka bërë thirrje partive që të shikojnë mundësinë e kandidatëve për rinumërim. Prandaj unë kërkova nga KAS një vendim që nuk legjitimohen. Do shkoj në Kolegjin Zgjedhor, në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse rrëzohem, do të shkoj në Strasburg. Për të vendosur një gur themeli që çdo kandidat tjetër kur ta rrahin të paktën ta lënë me qarë. Çdo bëjë partia more zotëri?  Do të doja ta kisha procesin në emrin tim personal, gjithsesi e arritëm një fitore u pa qartë se kush grabiti vota. Fakti që nuk i rihapin kutitë e tjera dhe ndërpresin rinumërimin. I kam parë me sytë e mi kutitë te ‘Farie Hoti’, ato që u sollën për rinumërim u morën mbrapsht me kamion dhe u çuan në Lundër, u skandalizova. Shkojmë te SPAK i them të sekuestrojë kutitë dhe t’i numërojë SPAK. Unë s’doja me i çuar në SPAK se thashë do t’i hapin vetë.”, u shpreh ai. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gentian: 09/07/2025 15:14

    Meazallah se i del llaf per Berishën. Do të thotë qe është Berisha që po e perdor këtë tip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?