Protestuesi e quan si aferë korruptive planin e rindërtimit të lagjes së re në Vorë. Në një prononcim për Report Tv, ai thotë se kërkon takim me kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, edhe pse ai është larguar për shkak për dekriminalizimit. Ai thotë se Kajmaku duhet të përgjigjet për këtë pasi, atij i kanë dhënë qytetarët votën.
"Kjo është aferë korruptive direkt. Na thonë e ka firmosur kryeministri dhe s'kemi ç'bëjmë. Të sjellin kryetarin tjetër që ishte se ne atë vumë. Gimin e kapim për veshi se i themi që ty të kemi votuar, ndërsa ky thotë nuk me ke votuar mua", tha protestuesi.
Lajmi kryesor:
Rindërtimi në Vorë/ Lagja e re u shemb shtëpitë, banorët tentojnë të hyjnë me forcë në bashki, kryetari s'i pret: Ankesat lërini te informacioni (VIDEO)
B.K./ReportTv.al