SHÇBA ka bërë me dije se ka nisur verifikimet. Por megjithëse SHÇBA thotë se i është referuar pamjeve në media të gardistit ky shfaqet duke nxjerrë armën, duket se kjo është një gafë e SHÇBA-së, pasi një video e tillë nuk ekziston.
" Pas publikimit në media të pamjeve ku shfaqet një punonjës i Gardës së Republikës që ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një proteste në zonën e Paskuqanit, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) ka nisur verifikimet për nxjerrjen e përgjegjësive dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
SHÇBA (AMP) mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Protestuesit e 5 Majit sulmojnë makinën e gardistit në sy të fëmijës! Gafa e SHÇBA: Po verifikojmë pamjet ku punonjësi i Gardës u nxjerr armën...por video s'ekziston
B.K.//ReportTv.al