Protestuesit izraelitë i kanë bllokuar rrugët në Tel Aviv dhe kanë mbajtur në duar flamuj me fotografitë e pengjeve të mbajtura nga Hamasi grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.
Ata më pas janë mbledhur në atë që njihet tani si “Sheshi i pengjeve” për shkak se është kthyer në pikën e takimit për protesta që disa muaj. Njerëzit janë dëgjuar duke bërtitur, “Qeveria po na kthen shpinën, nuk do të heqim dorë derisa secili prej pengjeve të kthehet në shtëpi”.
Kabineti i sigurisë i Izraelit e ka miratuar një plan në fillim të gushtit që ushtria të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, çka ka nxitur shqetësime për sigurinë e pengjeve.
Lajmi kryesor:
Sulmet në spitalin e Gazës, BE: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve, e papranueshme! Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë, i vendosur të vijojë ofensivën
S.B/ReportTv.al
