Bota

Sulmet në spitalin e Gazës, BE: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve, e papranueshme! Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë, i vendosur të vijojë ofensivën

26 Gusht, 14:56| Përditesimi: 26 Gusht, 23:03

  • Share

"Vrasja e pesë gazetarëve, katër punonjësve të shëndetësisë dhe disa civilëve dje në Gaza është krejtësisht e papranueshme." Kështu deklaroi zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Anouar El Anouni, gjatë një konference për shtyp, duke dënuar sulmin izraelit në spitalin Nasser në Khan Youris. 

"Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të sigurojë që këto sulme të hetohen, dhe vërejmë deklaratat e autoriteteve izraelite se do të kryhet një hetim i plotë.", shtoi El Anouni për mediat, duke kërkuar që ndihmat të mos politizohen. 

"Vuajtjet humanitare në Gaza kanë arritur nivele të paimagjinueshme. Është e tmerrshme ajo që po ndodh para syve tanë, me urinë. Ndihma nuk duhet të politizohet kurrë", shtoi ai. 

Nga dy sulmet e djeshme që synonin katin e katërt të spitalit, u vranë 20 persona, pesë prej të cilëve gazetarë, staf mjekësor dhe civilë të tjerë. Shumë të tjerë u plagosën. 

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mblodhi Kabinetin e Sigurisë për të diskutuar për Gazën. 

Pas gati tre orësh takim, kabineti i sigurisë përfundoi pa shqyrtuar marrëveshjen e armëpushimit 60 ditor dhe lirimin e pengjeve të propozuar nga Hamasi. Qeveria e Netanjahut është e vendosur të vijojë ofensivën e saj në Rripin e Gazës duke pushtuar qytetin.

Siç raportohet nga Al Jazeera, Izraeli po hyn në zemër të qytetit të Gazës me forcë të madhe.

Tanket dhe avionët luftarakë po shkatërrojnë blloqe të tëra, jo vetëm ndërtesa, por edhe duke zbrazur qëllimisht lagjet e banimit nga banorët e tyre, raporton Al Jazeera.   

Ndërkohë që nuk janë ndalur edhe sulmet nga ajri. Që nga mëngjesi i kësaj të marte janë vrarë të paktën 58 palestinezë, sipas Al Jazeeras, mes viktimave edhe persona që po prisnin ndihma ushqimore. 

Ora 22:33
Protesta në Tel Aviv, qindra persona me pankarda në duar kërkojnë lirimin e pengjeve

1756240470_AA.JPG

Protestuesit izraelitë i kanë bllokuar rrugët në Tel Aviv dhe kanë mbajtur në duar flamuj me fotografitë e pengjeve të mbajtura nga Hamasi grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Ata më pas janë mbledhur në atë që njihet tani si “Sheshi i pengjeve” për shkak se është kthyer në pikën e takimit për protesta që disa muaj. Njerëzit janë dëgjuar duke bërtitur, “Qeveria po na kthen shpinën, nuk do të heqim dorë derisa secili prej pengjeve të kthehet në shtëpi”.

Kabineti i sigurisë i Izraelit e ka miratuar një plan në fillim të gushtit që ushtria të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, çka ka nxitur shqetësime për sigurinë e pengjeve.

Ora 18:11
Sulmi ndaj spitalit në Gaza, Ushtria Izraelite: Donim të shkatërronim kamerën e Hamasit që mbikëqyrte lëvizje tona

1756224906_sulmindajspitalitnasserngaza.png

Ushtria Izraelite ka reaguar për herë të parë pas sulmit ndaj spitalit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë.

Sipas një raporti paraprak të IDF-së (ushtria e Izraelit) për të hetuar këtë sulm, thuhet se ushtarët izraelitë kishin identifikuar një kamerë që ishte vendosur nga Hamasi në zonën e Spitalit Nasser.

Sipas IDF, kamera thuhet se "po përdorej nga Hamasi për të vëzhguar aktivitetin e trupave të ushtrisë izraelite".

"Në dritën e kësaj, trupat vepruan për të larguar kërcënimin duke goditur dhe çmontuar kamerën dhe hetimi tregoi se trupat vepruan për të larguar kërcënimin", thuhet në deklaratën e IDF-së.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pretendon se gjashtë nga të vrarët "ishin terroristë, njëri prej të cilëve mori pjesë në infiltrimin në territorin izraelit më 7 tetor".

Deklarata shton se "Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shpreh keqardhje për çdo dëm të shkaktuar ndaj civilëve".

Hetime të mëtejshme do të zhvillohen për të shqyrtuar procesin e autorizimit para sulmit, si dhe municionin e miratuar për sulmin.

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?