Sulmi ndaj spitalit Nasser në Gaza

Bota

Sulmi ndaj spitalit në Gaza, Ushtria Izraelite: Donim të shkatërronim kamerën e Hamasit që mbikëqyrte lëvizje tona

26 Gusht, 18:11| Përditesimi: 26 Gusht, 18:16

  • Share

1756224906_sulmindajspitalitnasserngaza.png

Ushtria Izraelite ka reaguar për herë të parë pas sulmit ndaj spitalit në Gaza ku u vranë 20 persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë.

Sipas një raporti paraprak të IDF-së (ushtria e Izraelit) për të hetuar këtë sulm, thuhet se ushtarët izraelitë kishin identifikuar një kamerë që ishte vendosur nga Hamasi në zonën e Spitalit Nasser.

Sipas IDF, kamera thuhet se "po përdorej nga Hamasi për të vëzhguar aktivitetin e trupave të ushtrisë izraelite".

"Në dritën e kësaj, trupat vepruan për të larguar kërcënimin duke goditur dhe çmontuar kamerën dhe hetimi tregoi se trupat vepruan për të larguar kërcënimin", thuhet në deklaratën e IDF-së.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm pretendon se gjashtë nga të vrarët "ishin terroristë, njëri prej të cilëve mori pjesë në infiltrimin në territorin izraelit më 7 tetor".

Deklarata shton se "Shefi i Shtabit të Përgjithshëm shpreh keqardhje për çdo dëm të shkaktuar ndaj civilëve".

Hetime të mëtejshme do të zhvillohen për të shqyrtuar procesin e autorizimit para sulmit, si dhe municionin e miratuar për sulmin.


Lajmi kryesor:

Sulmet në spitalin e Gazës, BE: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve, e papranueshme! Netanyahu mbledh Kabinetin e Sigurisë, i vendosur të vijojë ofensivën


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?