Protestuesit thyejnë xhamat në Kapitol (VIDEO), Pence: Dhuna dhe shkatërrimi duhet të ndalet tani

6 Janar 2021, 21:39| Përditesimi: 6 Janar 2021, 22:17

  • Share

Protesta në SHBA vazhdon të bëhet edhe më e dhunshme, disa protestues kanë filluar të thyejnë xhamat e ndërtesës qeveritare.

Ja se si Dana Bash përshkroi pamjet :

"Ne aktualisht po shikojmë videot nga këta anarkistë ... këta njerëz që ishin të përfshirë në këtë kryengritje. Ata thyen xhamat në Kapitol dhe tani ata po ngjiten nga dritarja."

Ndihmësit po e nxisin Presidentin Trump të reagojë me një deklaratë më të fortë në përgjigje të kaosit që po zhvillohej në Capitol Hill pasi mbështetësit e tij thyen barrierat e sigurisë.

Pence, në një reagim theksoi se ai është i sigurtë dhe u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë qetësi dhe tregoi edhe njëherë se një sjellje e tillë nuk do të falet.

“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa,” shkroi Pence në Twitter.

Ai vazhdoi: “Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”

Ndërkohë që është thirrur në ndihmë edhe garda kombëtare për të ndërhyrë në zgjedhjen e situatës.


Lajmi kryesor:

Certifikimi i zgjedhjeve/ Protestues pro-Trump mësyjnë në ndërtesën e Kongresit! Biden: Ky kaos s'përfaqëson SHBA! Të shtëna e të plagosur (VIDEO)


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?