Kronikë
Politikë

Prova të reja kundër Veliajt, avokati Petraj: E paprecedentë në Apel! Gazetari Bala: Magjistratët s'guxojnë të sillen me bandat si me kryebashkiakun

11 Mars, 18:34| Përditesimi: 11 Mars, 19:06

  • Share

Rreth 7 orë ka zgjatur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe katër biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye seanca është shtyrë, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me provat.

Avokati Edmond Petraj dhe gazetari Anri Bala ishin të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ku e cilësuan të pazakontë metodologjinë që po ndjek SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Avokati Petraj theksoi se dosja që shqyrtohet në Apel për lehtësimin e masës, duhet të jetë ajo e paraqitur në Shkallën e Parë.

“Erion Veliaj duhet të përqëndrohet te dosja dhe te ato letra për të cilat ai ka pretendime dhe marrëdhënia për të cilën janë avokatët e tij janë ata përgjegjës sepse ata kanë marrë për mbrojtjen e tij të ndjekin proceduralisht hap pas hapi të ndjekin dosjen.

Dosja e Shkallës së Parë, ajo shkon në Apel. Rastë të tilla të tjera unë nuk kam parë. Më duket e çuditshme. Si ka mundësi atëherë vendimi i Shkallës së Parë paska qenë me masë sigurie më të ashpër kur nuk ka pasur prova bindëse të forta dhe tani SPAK ka dorëzuar disa prova për të bindur Gjykatën”,- tha Petraj.

Gazetari Bala i quajti frikacakë magjistratët e sistemit gjyqësor në tërësi në Shqipëri. Teksa e quajti të papranueshme arrogancën e prokurorit Ols Dado ndaj Veliajt, ai nënvizoi se magjistratët shqiptarë nuk guxojnë të kenë një sjellje të tillë më kryetarët e bandave që hetojnë dhe gjykojnë,

‘Pse nuk e bëjnë me këta të fortët? Këta janë disa byt*ec. Pse janë byt*ec? Nuk e kam vetëm për këta po për të gjithë sistemin e drejtësisë. Këta janë byt*hec sepse këta se kanë bërë me asnjërin nga këta kryetarët e bandave kriminale. Treçereku i tyre një dilte me raport, një kishte temperaturë, një kishte thy gishtin, një kishte burrin që po i lindte apo I lindte gruaja se s’po merret vesh me këta. Këta kanë evituar çdo lloj dosje me këta të fortët dhe kriminelët sepse këta janë Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, te krimi këta e qepin, squk”,- u shpreh gazetari.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?