Foto Ilustruese

Politikë

PS ankesë në KQZ për votën e diasporës: Emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi, s'janë respektuar protokollet nga kompania

24 Prill, 18:09| Përditesimi: 25 Prill, 15:09

  • Share

Përmes një ankese drejtuar KQZ-së, Partia Socialiste evidenton problematikat e hasura gjatë procesit të votimit të diasporës. PS thekson se në disa raste, kryesisht në Greqi dhe Italia kompania DHL nuk ka respektuar protokollet si dhe krijohen vështirësi në komunikimin me postën.

Po ashtu theksohet se në Greqi ka raste ku qytetarëve u kërkohet të dorëzojnë zarfin fizikisht në pikën postare, madje edhe pagesë për kthimin e zarfeve. Një tjetër problematikë është edhe mungesa në zarfe e fletëve të votimit. Përmes kësaj ankese PS I kërkon KQZ-së të marrë masa.

“Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”. Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare. Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL. Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje. Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit. Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve. Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, thuhet në letrën e PS drejtuar KQZ. 

Ndërkohë, ditën e sotme kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një komunikim me gazetarët, teksa u ndal tek problematikat me zarfin për votën e diasporës që nuk po i dorëzohen në dorë votuesve, ai tha se rastet problematike nuk janë më shumë se 100, ndërsa tha se zarfi nuk i lihet në dorë zgjedhësit. Lidhur me rastet kur zgjedhësve i ka shkuar zarfi pa fletën e votimit, ai tha se nuk dihet nëse ky është gabim i KQZ-së.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?