Foto Ilustruese

Politikë

PS ankesë në KQZ për votën e diasporës: Emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi dhe nuk u jepen në dorë, s'janë respektuar protokollet nga kompania

24 Prill, 18:09| Përditesimi: 24 Prill, 18:32

  • Share

Partia Socialiste ka bërë një ankesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me proceset e votës së diasporës.

Partia Socialiste i ka kërkuar marrjen e masave KQZ-së, përmes një ankese ku evidenton problematika të hasura gjatë procesit të votimit të diasporës.

Sipas ankesës së PS, emigrantëve u shkuan zarfe pa fletë votimi, ndërsa nuk janë respektuar protokollet nga ana e kompanisë.

“Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali. Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”. Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare. Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL. Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje. Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit. Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve. Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali”, thuhet në letrën e PS drejtuar KQZ. 

Ndërkohë, ditën e sotme kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, në një komunikim me gazetarët, teksa u ndal tek problematikat me zarfin për votën e diasporës që nuk po i dorëzohen në dorë votuesve, ai tha se rastet problematike nuk janë më shumë se 100, ndërsa tha se zarfi nuk i lihet në dorë zgjedhësit. Lidhur me rastet kur zgjedhësve i ka shkuar zarfi pa fletën e votimit, ai tha se nuk dihet nëse ky është gabim i KQZ-së.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?