DURRËS - Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako ja ka dalë të marrë nga gjykata vërtetimin e mandatit të saj si e zgjedhur më 30 qershor.
Pasi Gjykata e Durrësit me një vendim të papritur dy ditë më parë refuzoi kërkesën e kryebashkiakes për t'i dhënë vërtetimin e mandatit, Partia Socialiste ditën e djeshme ka ribërë sërish një kërkesë për të marrë vërtetimin në Gjykatë. Por këtë radhë, kërkesa është bërë nga Partia Socialiste si subjekt politik, dhe jo më nga kandidatja si në rastin e parë. Sipas ligjit, kërkesën për të marrë vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë, mund ta bëjë vetë kryebashkiaku ose forca politike që ai përfaqëson. Në këtë rast, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore, duke i dërguar kërkesë gjykatës së Durrësit si kryetari i Partisë Socialiste duke i kërkuar të njohë fituesen e Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë Durrës, Valbona Sako.
Me hedhjen e shortit, gjykatës i kësaj çështje u caktua Shpëtim Reka, i cili në një seancë ditën e sotme, vendosi t'i japë vërtetimin e mandatit të kryetares së Bashkisë së Durrësit, Valbona Sakos, të zgjedhur nga PS. Një vendim ky i ndryshëm nga kolegia e tij, Mimoza Margjeka, që i quajti të pavlefshme zgjedhjet për shkak të regjistrimit të Bindjes Demokratike në KQZ përtej afateve ligjore.
"Gjykata vlerëson se Partia Socialiste e Shqipërisë, duke qenë pjesë e koalicionit zgjedhor që ka regjistruar kandidaturën e Znj.Valbona Sako për Kryetare të Bashkisë Durrës, legjitimohet të kërkojë nga gjykata vërtetimin e mandatit të saj si Kryetare Bashkie në kuptim të nenit 32/b të K.Pr.Civile, nenit 60 të Ligjit nr.139/2015 „Për vetëqeverisjen vendore“ dhe neneve 60 e vijues të Kodit Zgjedhor. Në vlerësimin e gjykatës në ato raste që kandidati për kryetar bashkie regjistrohet në KZQ si kandidat i një subjekti politik, legjitimimin për të kërkuar vërtetimin e mandatit e ka si vetë kandidati, ashtu edhe nga partia, koalicioni apo partitë politike përkatëse. Ky përfundim rezulton si nga interpretimi literal e sistematik i nenit 60 të Ligjit Nr.139/2015 në raport me dispozitat e tjera të këtij ligji, ashtu edhe nga parashikimet e nenit 60/1, 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor të cituar mësipër, i cili parashikon se kandidati për kryetar bashkie i propozuar nga një subjekt politik apo koalicion partish regjistrohet në KZAZ apo KQZ nga partia politike apo koalicioni përkatës. Për rrjedhojë, do të ishte nonsens që partia politike apo koalicioni përkatës të konsiderohej se nuk ka interes të ligjshëm në kërkimin për vërtetimin e mandatit të kryetarit të bashkisë. Në përfundim të kësaj analize gjykata arrin në konkluzionin se nuk ekzistojnë pengesa procedurale që do të pengonin shqyrtimin nga ana e saj të kërkesës së Partisë Socialiste të Shqipërisë për vërtetimin e mandatit si Kryetare e Bashkisë Durrës të Znj.Valbona Sako. Pas këtij përfundimi gjykata çmon se prej saj duhet të shqyrtohet legjitimimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë në paraqitjen e kërkesës për vërtetimin e mandatit të kryetari të bashkisë, kompetenca", thuhet më në vendimin dhënë sot nga gjyqtari Shpëtim Reka.
( Kliko këtu ) vendimi i plotë i Gjykatës së Durrësit
Duke qenë se për dy kërkesa me të njëjtën përmbajtje, janë dhënë dy vendime të ndryshme, Shqiptarja.com mëson se Valbona Sako do të tërhiqet nga kërkesa e saj, duke lënë kështu në fuqi vendimin e gjyqtarit Shpëtim Reka. Roli i gjykatës në proces është formal dhe vetëm sheh a ka vendim të KQZ për shpalljen e kandidatit fitues.
Kërkesa e PS në Gjykatën e Durrësit
Të njëjtën strategji Partia Socialiste po ndjek edhe për Bashkinë e Vorës, pra duke përsëritur kërkesën, këtë herë jo nga kandidati fitues, por si subjekt Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën. Sot, Partia Socialiste dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për njohjen e Kajmakut, me firmë të kryeministrit Rama, si kryetar i Partisë Socialiste, ndërsa shorti pritet të hidhet të hënën për të caktuar gjykatësin e çështjes.
Gjykata e Tiranës, me gjyqtare Arjana Gunbardhi, ndryshe nga ajo e Durrësit, për vërtetimin e mandatit të kryebashkiakut Agim Kajmaku, shpalli moskompetencë duke ja deleguar cështjen Gjykatës Administrative. Nis nga rasti i Durrësit prit që PS-ja t'i drejtohet me një kërkesë Gjykatës së Tiranës, si subjekt politik për të kërkuar 'certifikimin' e kryebashkiakut të saj në Vorë. Këto dy vendime ishin të vetmet që nuk i dhanë vërtetimin e mandatit kryebashkëve të zgjedhur në garën elektorale të 30 qershorit, pasi disa nga gjykatat e tjera në Shqipëri kanë pranuar kërkesën e kandidatëve, duke i vërtetuar mandatin.
KRYEMINISTRI YNE DUHET TI BEHET VETINGU DHE TESTIN PSIQIK KJO ESHTE DORE DIKTATORI QE SKA NJERI NORMAL QE TA PRANOJE
PërgjigjuKeta gjyqtare urgjent duhet te kalojne ne veting
PërgjigjuOre si puna e zgjedhjeve është edhe vendimi një kak... problemi me me erë që ka shkaktuar është thyerja e çdo logjikë juridike duke vendosur për të njëjtën gjë e njëjta gjykate për 2 a 3 ditë ndryshe... tani me këtë vendim ska me gjë të gjykuar shto ose nderro një fjali në objekt dhe ridrejtohu gjykatës nëse humbet njëherë dy tre apo 5... deri sa të fitosh... bananistan
PërgjigjuRrnofte mbreti yne Birish poshte kamumisyey me Efi me Zluli meonik me Bashe
PërgjigjuIkni shqiptar se ky do ju uli breket ne fund te kembeve e sdo dini ku te futeni...ikni sa me pare ose qendroni po keni b...por bjerini ama, se ndryshe e keni lyp vet!
PërgjigjuNuk e kuptoj i ka bere kerkese apo presion gjykates.
PërgjigjuVetëm në Republikën e Bananeve siç është katandisur shqiperia sot, ndodh që e njëjta palë (në thelb) te bëjë të njëjtën kërkesë që i ishte rrezuar me pare nga gjykata dhe kjo ti pranohet. Vendimi
PërgjigjuShtet leshi që mban akoma gjykatës me 3 muaj kurs. I vetmi vënd në bot që ka të till gjykatës. Injorant pa fund me intelekt 0 e jan gjykatës. Kto çudira ndodhin vetëm në Shqipri.
PërgjigjuI uroj znj.Sako urime per detyren e re!
Përgjigju