Pas fitores historike të PS në Shkodër, Benet Beci në një dalje për mediat një falënderim të veçantë e pati për të gjithë demokratët që iu dhanë mundësinë për të drejtuar bastionin historik të PD-së. Benet Beci e sheh këtë besim si një obligim për t’ua kthyer të gjithë demokratëve në punë konkrete.
Jam mirënjohës çdo demokrati që na kanë parë me dyshim dhe më në fund shumë prej tyre kanë arrit të na besojnë, për ne është obligim t’ua kthejmë në punë edhe atyre. Sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për ta bërë atë që kemi premtuar dhe me një mirënjohjeje të veçantë për Ramën që mbështetja dhe planet dhe projektet që ne kemi shpalosur për Shkodrën do bëhen realitet. Ky është obligimi ynë.
Lajmi kryesor:
PS merr për herë të parë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës! Shkodranët refuzojnë dyshen Berisha-Meta! Benet Beci mund me 11 mijë vota më shumë Bardh Spahinë
SI.E.//ReportTv.al