Politikë

PS fushatë në Çole të Vlorës, Gjiknuri: Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike! Kandidati Ilir Metaj: Punë konkrete për zonën

6 Prill 2021, 10:33| Përditesimi: 6 Prill 2021, 11:02

  • Share

Në një nga lagjet me karakteristike të Vlorës, në Çole, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për këtë  Qark, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga deputetët aktualë Vilma Bello e Fate Velaj dhe kandidati Ilir Metaj, u shpreh i bindur për fitoren e PS

“Lagjia Çole po njeh ndryshime të dukshme me qëllim urbanizimin e kësaj zone, njësoj siç është bërë qendra e Vlorës. Mandati i tretë qeverisës do të jetë pikërisht për investime të mëtejshme në këto zona. 9 mandatet që Partia Socialiste do të marrë në zgjedhjet e 25 prillit do të jenë tregues i mirënjohjes së vlonjatëve ndaj punës së bërë, investimeve konkrete dhe transformimit rrënjësor të Vlorës në këto dy mandate qeverisëse”, u shpreh Gjiknuri.

Në fjalën e tij para banorëve, Gjiknuri deklaroi se vota e 25 Prillit duhet të jetë një votë për të garantuar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e projektit politiko-ekonomik të qeverisë për Vlorën.

Kandidati për deputet në rajonin nr.4 Ilir Metaj ftoi të gjithë banorët e zonës ta mbështesin Partinë Socialiste, të  vetmen alternativë të qytetarëve. Metaj pohoi se “do të jetë një zë i fortë i banorëve të rajonit 4, duke e justifikuar me punë mbështetjen e tyre”.  Në fjalën e saj deputetja aktuale Vilma Bello theksoi rëndësinë e votës për Partinë Socialiste, si e vetmja alternativë e cila do të mundësojë vijimin e reformave transformuese për Vlorën.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?