PS i jep një shans të dytë Elton Arbanës, kryeministri e rikonfirmon për kryebashkiak të Shijakut

7 Nëntor 2022, 13:34| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 14:47

  • Share

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Shijak, ku 637 familje do të hyjnë në banesat e reja brenda nëntorit. Ai ka rikonfirmuar sërish Elton Arbanën për kryebashkiak të Shijakut duke lënë të nënkuptohet se do të garojë nën siglën e PS për zgjedhjet e 14 majit.

Më pas tregoi bisedën me një emigrant që e kishte komplimentuar qeverinë për punën e bërë për zhvillimin e Shijakut.

“Pa diskutim në një lagje që nuk ka krahasim me atë që ishit. Në katet e para të godinave të reja janë njësitë e shërbimit, ato janë ndryshe nga çfarë ishin. Lagjia do të jetë e re, me jetë, me sens komuniteti dhe solidariteti social.

Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. S’ka kompliment më të madh se kur emigrantët çmojnë punën se është një vlerësim i dikujt që e shikon realitetin më mirë sepse ka dhe distancën e kohës dhe një sens më të fortë të ndryshimit. Kur ne e shohim njëri-tjetrin rrallë, e shohim si ka ndryshuar tjetri. Fjalët e tij ishin kompliment i madh, vlerësimi për transformimin në këtë zonë dhe patjetër që është meritë e kryetarit tuaj të bashkisë, i cili është treguar një zgjedhje jashtëzakonisht e duhur. Ne e duam prap kryetar bashkie. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. ”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

637 familje hyjnë në shtëpitë e reja brenda nëntorit! Rama para banorëve në Shijak: Ua bënë gjakun helm 'lajmet e rreme'! Do merrni banesat me dokumentacion pa asnjë pagesë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?