637 familje hyjnë në shtëpitë e reja brenda nëntorit! Rama para banorëve në Shijak: Ua bënë gjakun helm 'lajmet e rreme'! Do merrni banesat me dokumentacion pa asnjë pagesë

7 Nëntor 2022, 12:37| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 15:08

  • Share

Ndryshe nga çfarë thuhet në ‘lajmet e rreme’, kryeministri Edi Rama u premton qytetarëve në Shijak që u prekën nga tërmeti se do të marrin banesat dhe dokumentacionit pa paguar asgjë. Para hedhjes së shortit për të caktuar shkallën e katin e apartamentit në 31 pallatet e reja ku brenda nëntorit do të akomodohen 637 familje, Rama u shpreh se ia kanë bërë gjakun helm me ata që thonin se shtëpitë nuk do t’i merrnin asnjëherë dhe se qeveria po i gënjente.

“Kërcet rrena si në harados. Nuk guxon të hapësh televizorin apo portalin se të mbysin në rrena e ta bëjnë gjakun helm. Rrenë që do dhjetëfishohen gjobat për biznesin e vogël. Ata janë motori më i rëndësishëm i gjithë rrjetit të ekonomisë sonë. Gjobat do të rriten deri në 10-fish për të mëdhenjtë që abuzojnë ndërsa për të vegjlit do vazhdojë taksa zero, mbështetja maksimale. Rrena e shpërndarë njësoj siç mund të dalë sot që kryetari i bashkisë më ka lënë pa shtëpi. I gëzofshi shtëpitë, do i merrni me tapi dhe nuk do paguani asnjë kokërr leku. Jua bënë gjakun helm se thonin do jua shesin shtëpitë, nuk do jua japin fare. Është e juaja, ta gëzoni, mund ta shisni apo ta mbani. Bëni çfarë të doni”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka konfirmuar se Elton Arbana do të garojë në siglën e PS si kryetar i bashkisë së Shijakut në zgjedhjet vendore të 14 majit. Më pas tregoi bisedën me një emigrant që e kishte komplimentuar qeverinë për punën e bërë për zhvillimin e Shijakut. Rama kishte një kërkesë për banorët që të mos vendosin kondicionerë në mure sepse do të vënë panele diellore që çmimi i energjisë të jetë më i ulët dhe dimri të mos jetë aq i vështirë për ta.

Për t’u përballur me krizën energjetike, qeveria ka ndërmarrë nismën që mbështet 2 mijë familje që do të duan të implementojnë në shtëpinë e tyre panele diellore dhe qeveria do t’i subvencionojë me 70% të shumës ka nisur nga 1 nëntori. Rama është shprehur se duan të shtojnë numrin e familjeve që do t’i ndihmojnë të kenë panele diellore për ngrohjen e ujit në mënyrë që çmimi i energjisë elektrike gjatë dimrit të mos jetë i lartë.

Ora 13:34
PS i jep një shans të dytë Elton Arbanës, kryeministri e rikonfirmon për kryebashkiak të Shijakut

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Shijak, ku 637 familje do të hyjnë në banesat e reja brenda nëntorit. Ai ka rikonfirmuar sërish Elton Arbanën për kryebashkiak të Shijakut duke lënë të nënkuptohet se do të garojë nën siglën e PS për zgjedhjet e 14 majit.

Më pas tregoi bisedën me një emigrant që e kishte komplimentuar qeverinë për punën e bërë për zhvillimin e Shijakut.

“Pa diskutim në një lagje që nuk ka krahasim me atë që ishit. Në katet e para të godinave të reja janë njësitë e shërbimit, ato janë ndryshe nga çfarë ishin. Lagjia do të jetë e re, me jetë, me sens komuniteti dhe solidariteti social.

Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. S’ka kompliment më të madh se kur emigrantët çmojnë punën se është një vlerësim i dikujt që e shikon realitetin më mirë sepse ka dhe distancën e kohës dhe një sens më të fortë të ndryshimit. Kur ne e shohim njëri-tjetrin rrallë, e shohim si ka ndryshuar tjetri. Fjalët e tij ishin kompliment i madh, vlerësimi për transformimin në këtë zonë dhe patjetër që është meritë e kryetarit tuaj të bashkisë, i cili është treguar një zgjedhje jashtëzakonisht e duhur. Ne e duam prap kryetar bashkie. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. ”, tha Rama.

Ora 12:57
VIDEO/Rama-banorëve në Shijak: Mos filloni të shponi murin për kondicionerë se do vëmë panele diellore

 

Edi Rama kishte një kërkesë për banorët që do të hyjnë në shtëpitë e reja në Shijak. Me batutë i tha që të presin për kondicionerët sepse do të vënë panele diellore që dimrin ta kalojnë me sa më pak kosto.

“Ju lutem të mos fillojmë të shpojmë murin për kondicionerë se do të vëmë panele diellore për ju që çmimi i energjisë të jetë më i ulët për ju”, tha Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/11/2022 01:06

    /TANI/,panelet diellore kryejne shume funksione,ngrohin ujin,vene ne perdorim kondicionerin,TV,frigoriferin,lavatricen,soben elektrike.Sa me te medhenj,sa me te fuqishem te jene,aq me shume te bejne te pavarur nga energjia elektrike standarte.Ne bote ka raste qe perdoren edhe ne vend te gjeneratoreve klasike ( kur jane shtepi private),qe bejne qe sistemi elektrik i shtepise te funksionoje automatikisht kur ikin dritat per arsye te ndryshme.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/11/2022 19:12

    600 në shtëpi të reja me para dhe ndihmuar miliardëshe nga bota, kurse 10 herë më shumë kan ikur jasht vendit mbrenda një muaji…ky ështé Edvin shkjau shqipfolës tradhtar i pështirë

    Përgjigju
  • Ceni: 07/11/2022 18:33

    Qent lehin se duan pushtet, po do harroen shpejte. Ky burre do mbahet mend per fjalen e mbajtur. Shijaksit do thone:" keti shtepi i beri Rama. U bene ne kohen e Rames".

    Përgjigju
  • tani: 07/11/2022 14:37

    panelet diellore nuk e freskojne shtepine o rama,,o hajvan te kane zene syte parate qe po i vjedh shwiptareve,, ,,panelet jane per te ngrohur ujin o debil, si mund te zgjidhen kryeministra si ky idioti,,,,..kondicioneret jane per vere me se shumti...JEP DOREHEQJEN O RAMA O BUDALLA,,CDO DITE QE TI RRINE ZYRE,,,SHQIPERISE I SHTOHEN REFUGJATET NE LA-MANSH...HYRE PER TE VJEDHUR DHE DO DALESH SI HAJDUT,,NJESOJ SI META E BERISHA......

    Përgjigju
  • Ali: 07/11/2022 13:04

    He pra Shijaksa, banesat do ua jape nga xhepi plakut ky boti. Se te qe per shtet..... po shyqyr qe ka pare pa fund Lal Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?